sport

Juventusi konfirmon Igor Tudor në stol edhe për sezonin 2025/2026

Drejtori i ri i Përgjithshëm i Juventusit, Damien Comolli, ka konfirmuar se Igor Tudor do të mbetet në krye të skuadrës edhe pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.

Comolli, i cili u prezantua zyrtarisht të martën në një konferencë për shtyp në ‘Allianz Stadium’, foli për herë të parë për mediat italiane dhe një nga temat kryesore ishte pikërisht e ardhmja e trajnerit kroat.

Të lidhura

None found

Tudor u emërua trajner në mars, duke zëvendësuar Thiago Mottan, dhe kontrata e tij u zgjat automatikisht deri në vitin 2026 pasi siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, Juventus ka një opsion për të ndërprerë kontratën e trajnerit me pagesën e vetëm 1 milion eurove deri më 31 korrik 2025.

Klubi gjithashtu kishte zhvilluar më parë bisedime me Antonio Conten dhe Gian Piero Gasperinin.

Por Comolli e bëri të qartë se Tudor do të vazhdojë të jetë trajner i Juventusit për sezonin e ardhshëm.

“Unë mund të konfirmoj se Tudor do të jetë trajner edhe për sezonin e ardhshëm, përtej Kupës së Botës për Klube”, tha Comolli për Ilbianconero.com.

Comolli ka mbajtur disa role të rëndësishme në futboll, përfshirë ato të skautit kryesor dhe presidentit.

Ai ishte më parë president i Toulouse dhe ka pasur përballje direkte me Tudorin gjatë kohës që ky i fundit drejtonte Marseille në Ligue 1.

të fundit

Grumbullimi i duhanit nis me çmim 435 denarë për kilogram

Nga sot ka nisur grumbullimi i duhanit, me çmim fillestar prej 435 denarësh për kilogram për klasën e parë, 15…

16 seconds ago

Irlanda kalon në avantazh ndaj Kosovës, Hajrizi ndëshkohet me karton të kuq

Kombëtarja e Kosovës është në disavantazh nga Irlanda pas 28 minutave lojë.Pavarësisht që “Dardanët” e nisën në mënyrë pozitive, Irlanda…

12 minutes ago

12 vite pa Dr. Florin, Miri dhe Landi e kujtojnë plot mall: Një mik që na duhej gjithmonë

Ditën e sotme, më 17 nëntor të 2026, janë bërë plot 12 vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e…

13 minutes ago

Tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni në Parkun Kombëtar të Arizonës

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik ajror në Parkun Kombëtar në Arizona. [...]Read More...

30 minutes ago

Aktivisti akuzon Policinë për dhunë ndaj grave e vajzave në protestë dhe fton qytetarët në tubimin e 28 nëntorit

Një prej aktivistëve pjesëmarrës në protestën e sotme ka denoncuar përdorimin e dhunës nga Policia ndaj qytetarëve, duke theksuar se…

35 minutes ago

Kosova synon pikën vendimtare ndaj Irlandës në Dublin

Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, e vlefshme për xhiron e fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.…

36 minutes ago