Juventusi është duke kërkuar të përforcohet në mesfushë për sezonin e ri, pasi ky repart ka qenë shumë problematik këtë edicion.
Zonja e Vjetër u dobësua në mesfushë pasi Paul Pogba rezultoi pozitiv në testin e dopingut, derisa Nicolo Fagioli është suspenduar shkaku i basteve.
Shumë emra të mesfushorëve janë përfolur për një transferim te Juventusi, derisa i fundit është ai i Manuel Ugartes, mesfushorit uruguaian të Paris Saint Germain.
23-vjeçari iu bashkua parisienëve me shumë bujë në verën e vitit të kaluar për 60 milionë euro nga Sporting Lisbona, por pas një fillimi të mirë ai tani nuk është më i paprekshëm te PSG.
La Gazzeta dello Sport ka raportuar se PSG nuk e përjashton mundësinë e huazimit të uruguaianit, nëse përfshihet edhe një klauzolë blerëse në fund të sezonit 2024/25.
Juventus është i gatshëm ta marrë në huazim lojtarin me të drejtë blerje për shumën e 45 milionë eurove dhe tanimë drejtuesit e dy skuadrave kanë zhvilluar bisedat e para për këtë operacion. /Telegrafi/
Gjatë natës, Kievi është përballur me bombardime të rënda ruse. Autoritetet ukrainase, raportojnë se katër persona kanë humbur jetën, mes…
Një tragjedi ka ndodhur në Indi, ku një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën, pasi u rrëmbye nga ujërat e një ujëvare…
Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej…
Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e…
Sot, më 28 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 96.9…
Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë prezent, duke sjellë në orët e para…