sport

Juventusi favorit për të nënshkruar me Mason Greenwood

Juventusi është në “pole position” për të nënshkruar me Mason Greenwood, por ideja që sulmuesi të jetë ende një lojtar i Manchester United sezonin e ardhshëm mbetet një mundësi e fortë dhe e diskutueshme.

Atletico Madrid ka monitoruar progresin e Greenwood në huazim te Getafe që kur ai mbërriti në Spanjë, por kupton se një “numër klubesh” nga i gjithë kontinenti kanë kontaktuar me Unitedin me një shprehje interesi javët e fundit.

Raportohet se shitja e Greenwood është ende rezultati më i mundshëm pasi bashkëpronarët e rinj Ineos rivlerësojnë situatën, por ai nuk do të lejohet të largohet me çmim të ulët.

Nëse asnjë ofertë nuk arrin në shifrën prej 40 milionë funte, United mund të zgjasë kontratën e 22-vjeçarit me një vit shtesë përtej datës së skadimit të saj aktual në 2025.

Mbetet e paqartë nëse Greenwood do të luante përsëri për “Djajtë e Kuq”.

Akuzat për tentativë përdhunimi, sjellje kontrolluese dhe sulm ndaj Greenwood u hoqën në shkurt të vitit të kaluar, me United dhe lojtarin që vendosën më së miri që ai të rifillonte karrierën e tij diku tjetër pas një hetimi të brendshëm gjashtëmujor.

të fundit

Vatër zjarri në kodrat e Tragjasit/ Era dhe terreni i thyer vështirësojnë punën për shuarjen e flakëve

Prej mesditës së sotme, rreth orës një vater zjarti ka përfshirë kodrat e fshatit Tragjas. Flakët, të ndihmuara nga era,…

6 minutes ago

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

“AJMAN PARK” Resort e vendosur në Xhafzotaj të Durrësit është sekuestruar nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e…

38 minutes ago

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi nga Hamasi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ka deklaruar se qëllimi i Izraelit…

46 minutes ago

Armando Broja i jep fund pritjes, vjen prezantimi në klubin e ri: Do jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është një futbollist i ri i Bërnlit. Klubi i Premier Ligës ka bërë të ditur transferimin përfundimtar të…

1 hour ago

Beteja me flakët në Finiq dhe Mallakastër, avionët suedezë dhe kroatë në aksion për shuarjen e zjarreve

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, prej orëve të para…

1 hour ago

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, Policia e Shtetit njofton arrestimin në Spanjë të shtetasit shqiptar…

2 hours ago