sport

Juventusi është afër zëvendësuesit të Moratas

Juventusi është në kërkim të një qendërsulmuesi për të përforcuar sulmin e tyre në merkaton e dimrit. Sipas ‘Tuttosport’ , tingëllon shumë i fortë emri i Sardar Azmoun , sulmuesit iranian 27-vjeçar i Zenit Shën Petersburg, i cili ka një kontratë që skadon në qershor. Për të, Zeniti kërkon pesë milionë euro , Juventus ka përgatitur një ofertë pak më të ulët dhe pret një përgjigje gjatë javës së ardhshme.

Karakteristikat e Azmoun korrespondojnë me ato të bombarduesit që do të dëshironte trajneri i Juventusit, fizik, luftëtar, i aftë për të luajtur si qendërsulmues. Ardhja e Azmoun do të garantonte një sulmues standard dhe mund t’i hapte derën Barçës te Morata. Ky nënshkrim, për më tepër, nuk cenon kapacitetin shpenzues të Juventusit për verën, kur futet një sulmues i madh. Objektivi i madh është Dushan Vlahovic.

Në rast se Vlahovic është i pamundur, ‘biankonerët’ mund të shkojnë për Gianluca Scamacca, për të cilin duhet të ketë një takim në ditët në vijim, ku do të marrin pjesë menaxheri i Juventusit Federico Cherubini dhe CEO i Sassuolo, Giovanni Carnevali. r.t/albeu.com

të fundit

Shpërthim i fluksit të emigrantëve në Kretë, në një ditë mbërrijnë mbi 80 refugjatë

Mbi 800 emigrantë kanë mbërritur brenda vetëm një dite në Kretë dhe Gavdos, duke vendosur në pikë kritike kapacitetet e…

3 hours ago

“Standarde të dyfishta”/ Katari: Thirrje bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Izraelit

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdelrahman al-Thani, i bëri thirrje sot bashkësisë ndërkombëtare që të “ndalojë së përdoruri standarde të…

4 hours ago

Horoskopi 15 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot përkushtimi ndaj partnerit do të thellohet, duke krijuar mundësi për…

4 hours ago

Partia CDU kryeson në zgjedhjet lokale në landin NRW/ SPD e dyta, AfD në vendin e tretë

Parashikimet e para konfirmuan përafërsisht rezultatet e parashikimeve parazgjedhore. Sipas njoftimeve të stacionit WDR, CDU-ja doli fituese e zgjedhjeve lokale…

4 hours ago

Shkrumbohet makina me targa rumune në Ksamil

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme nëKsamili. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit,…

4 hours ago

Angelina Jolie tregon se marrëdhënien s*ksuale më të mirë e ka kryer gjatë filmit me këtë aktor

Aktorja e famshme amerikane, Angelina Jolie, ka treguar një detaj të veçantë për kohën kur xhiroi filmin “The Bone Collector”…

5 hours ago