Luis Hasa është i riu i radhës që Masimiliano Alegri merr në ekipin e parë të Juventusit. Trajneri italian ka zgjedhur të aktivizojë mjaft lojtarë të rinj këtë sezon dhe pritet që së shpejti të vijë edhe momenti i mesfushorit shqiptar. Kontrata e tij me “zonjën e vjetër” përfundon në fund të këtij sezoni, por në marrëveshje ekziston një opsion për zgjatjen e kontratës edhe për një tjetër sezon.
Megjithatë, “Tuttomercatoweb”-i bën me dije se Juventusi gjithashtu ka vendosur t’i ofrojë një kontratë të re Hasës. Interesi për këtë të fundit nuk mungon dhe bardhezinjtë po punojnë për ta blinduar. Pas 20-vjeçarit janë vënë ekipe si Xhenoa, Verona, Piza dhe Komo. /Sport Ekspres/
Pas rreth dy orësh ka përfunduar protesta kombëtare e organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”, e katërta në radhë për këtë…
Në listën e 9 të nominuarve për këtë javë, renditet dhe emri i Mirit, i cili ndonëse shumë herë është…
“Një kornizë për negociata me Shtetet e Bashkuara po formohet”, tha zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Ali Larijani, në…
Lumir Abdixhiku do të vazhdojë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kuvendi i partisë, i mbledhur ditën e…
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i është bashkuar protestës së Lapajt para Kryeministrisë. Siç shihet edhe nga fotoja, Xhaferri…
Në listën e 9 të nominuarve për këtë javë, renditet dhe emri i Mirit, i cili ndonëse shumë herë është…