sport

Juventusi do ta ndërpresë kontratën e Paul Pogbas, menjëherë pasi t’i konfirmohet dënimi

Mediumi i njohur italian Gazzetta Dello Sport, shkruan se Juventusi do të ndërpresë kontratën me Paul Pogban, menjëherë pas zyrtarizimit të pezullimit të mesfushorit. Francezi rezultoi pozitiv me testosteron në një kontroll antidoping të kryer pas një ndeshje me Udinesen, në gusht të këtij viti, edhe pse ai nuk luajti fare. Objektivi i klubit është të negociojë me lojtarin për të arritur një marrëveshje, përndryshe do të shkojë drejt ndërprerjes së njëanshme të kontratës.

Pogba është pezulluar që nga 12 shtatori dhe Prokuroria Antidoping ka kërkuar pezullim për katër vjet. Mbrojtja e lojtarit do të dëgjohet në janar dhe beson se do të jetë e mundur të ulet dënimi në dy vjet. Sapo të mësohet dënimi, klubi i madh italian do të ndërpresë kontratën që Pogba nënshkroi në verën e vitit 2022, me vlerë 8 milionë euro në vit, deri në vitin 2026.

Të lidhura

None found

Që nga pezullimi, Juventusi e ka paguar lojtarin me minimumin e lejuar nga kontrata kolektive e punës së lojtarëve, rreth 2 mijë euro në muaj. /Telegrafi/

të fundit

Gashi: It would be better for VLEN if elections were held now

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

1 hour ago

Between 600 and 700 babies are born prematurely in Skopje each year, as doctors face the challenge of keeping them alive

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

1 hour ago

Mickoski says he is shocked and offended by Blendi Hodai’s statements

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

1 hour ago

Gashi: Për VLEN-in do të ishte më mirë që zgjedhjet të mbaheshin tani

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

1 hour ago

Në Shkup lindin para kohe 600 deri në 700 foshnja në vit, mjekët përballë sfidës së mbijetesës së tyre

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

1 hour ago

Mickoski shprehet i tronditur dhe i fyer nga deklaratat e Blendi Hodait

Studentët mund të marrin zbritje shtesë në rrjetet e shitjes me pakicë përmes parave që u jepen për ushqimet e…

2 hours ago