sport

Juventusi do ta ndërpresë kontratën e Paul Pogbas, menjëherë pasi t’i konfirmohet dënimi

Mediumi i njohur italian Gazzetta Dello Sport, shkruan se Juventusi do të ndërpresë kontratën me Paul Pogban, menjëherë pas zyrtarizimit të pezullimit të mesfushorit. Francezi rezultoi pozitiv me testosteron në një kontroll antidoping të kryer pas një ndeshje me Udinesen, në gusht të këtij viti, edhe pse ai nuk luajti fare. Objektivi i klubit është të negociojë me lojtarin për të arritur një marrëveshje, përndryshe do të shkojë drejt ndërprerjes së njëanshme të kontratës.

Pogba është pezulluar që nga 12 shtatori dhe Prokuroria Antidoping ka kërkuar pezullim për katër vjet. Mbrojtja e lojtarit do të dëgjohet në janar dhe beson se do të jetë e mundur të ulet dënimi në dy vjet. Sapo të mësohet dënimi, klubi i madh italian do të ndërpresë kontratën që Pogba nënshkroi në verën e vitit 2022, me vlerë 8 milionë euro në vit, deri në vitin 2026.

Që nga pezullimi, Juventusi e ka paguar lojtarin me minimumin e lejuar nga kontrata kolektive e punës së lojtarëve, rreth 2 mijë euro në muaj. /Telegrafi/

të fundit

Ngjarje tronditëse/ Tre motra hidhen nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla 12-vjeç

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku tre motra të mitura, të moshës 12, 14 dhe 16-vjeç, kanë humbur…

17 minutes ago

Arbër Hoxha: Pas fitores në Serbi, Shqipëria mund të mposhtë Poloninë edhe në transfertë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, në një intervistë,  ka folur për play-offin e muajit mars, ku Kombëtarja e Shqipërisë…

33 minutes ago

E quajti “pervers”, gruaja e Mirit i përgjigjet ashpër babait të Selinës: Shiko vajzën tënde se…

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka folur për herë të parë publikisht lidhur me…

41 minutes ago

Shuhet familja shqiptare/ Zbardhen detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë në Itali, policia gjeti tryezën shtruar, ishin bërë gati të…

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me tragjedinë në familjen shqiptare në Itali, ku katër anëtarët e saj,…

1 hour ago

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, katër anëtarët humbin jetën nga rrjedhja e gazit

Mbrëmjen e djeshme (4 shkurt 2026), një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Lucca të Italisë, ku 4…

1 hour ago

Këmbimi valutor 5 Shkurt 2026/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 5 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.2 lekë. Euro, blihet me 96.2 lekë…

2 hours ago