Juventusi dhe Atalanta kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 28-të të Serie A.
Zonja e Vjetër e nisi më mirë takimin dhe kishte më shumë raste para portës, si ishte ai i Gabio Miretti me kokë, që u prit nga portieri Marco Carnescchi.
None found
Në rastin e parë serioz, Atalanta arriti të shënojë me Teun Koopmeiners për 1-0.
Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte edhe më interesante.
Zhvillohej minuta e 66-të, kur Weston McKennie pasoi bukur te Andrea Cambiaso i cili shënoi për 1-1.
Pas katër minutash Juventusi mori epërsinë për herë të parë në këtë ndeshje, kur Arkadiusz Milik arriti të shënojë për 2-1.
Por Atalanta nuk u dorëzua dhe në minutën e 75-të, arriti të barazojë shifrat me Koopmeiners që shënoi për 2-2.
Deri në minutën e 90-të nuk kishte më gola dhe skuadrat ndanë pikët në këtë ndeshje të bukur.
Me këtë barazim Juventusi humb vendin e dytë duke kaluar në të tretin me 58 pikë, ndërsa Atalanta me 47 pikë është e gjashta. /Telegrafi/
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…