Në shtëpinë e Juventusit po troket ora për të ardhmen e Kristiano Ronaldos. Pas eliminimit nga EURO 2020 me Portugalinë e tij tani për yllin portugez ka ardhur momenti i një takimi me drejtuesit e klubit bardhezi për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e 5 herë e fituesit të “Topit të Artë”.
Tani për tani të gjitha hipotezat janë të hapura, përfshirë dhe largimin e tij të mundshëm nga Torino. Në axhendën e Juventusit, thuhet të ketë një takim mes agjentit të yllit luzitan, Zhorzh Mendes për të kuptuar dhe vlerësuar situatën me opsionet e mundshme.
Për momentin ende nuk ka ndonjë qëndrim nga klubi apo vetë futbollisti, por impresioni është që me rikthimin në pankinë të Masimiliano Alegrit, Ronaldo dhe Juventusi mund të shtrëngojnë duart, të falënderojnë njëri-tjetrin dhe të përshëndeten.
Gjithsesi kjo mund të jetë një hipotezë, por gjatë ditëve në vijim me shumë mundësi do të ketë një takim mes drejtuesve dhe agjentit të Ronaldos.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Callas, ka dënuar ndërhyrjen e…
Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin turk, Ankara, kundër një çështjeje gjyqësore që mund të rrëzojë kreun e opozitës…
Sinan Idrizi, president i klubit Flamurtari dhe aksioneri i Air Albania, ka reaguar për dhunën qe u ushtoi ditën e…
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka pësuar një infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës,…
Diella e cila u emërua nga Kryeministri si ministre e ngarkuar me prokurimin publik në prezantimin e qeverisë "Rama 4"…
Chermen Valiev e ka seriozisht. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ia doli që të shkojë në finalen e peshës 74 kg…