Me mungesat e mëdha që ka në mesfushës, skuadra e Juventus është hedhur seriozisht në sulm këtë merkato dimrit, për të afruar minimalja 1 lojtar të ri, në këtë repart, ku objektivi i parë ishte argjentinasi i Atletico Madrid, Rodrigo de Paul, mirëpo pas refuzimit të “Los Colchoneros”, “Zonja e Vjetër” është hedhur në sulm për një tjetër lojtar.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, rekordmenët e Italisë janë të interesuar dhe kanë nisur negociatat, me “Qytetarët” e Manchester City, për mesfushorin anglez, Kalvin Phillips, me 28-vjeçarin, i cili pavarësisht se u transferua me shumë bujë në “Etihad”, nuk arriti kurrë të behëj pjesë e ekipit titullar, të teknikut Pep Guardiola.
Vetë anglezi kërkon më shumë minuta në pjesën e mbetur të sezonit, për të patur mundësinë e pjesëmarrjes, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024, që zhvillohet verën e ardhshme dhe për këtë arsye kërkon me ngulm kalimin te një ekip të ri, ku përveç Juventus kërkohet me ngulm edhe nga skuadra e Newcastle. /abcnews.al
Në një intervistë të gjatë me La Gazzetta dello Sport, Demetrio Albertini rishikoi fazat e karrierës së tij, duke zbuluar…
Policia e Shtetit, ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihen disa persona duke u konfliktuar…
“Ajo është 41 vjeçe dhe ky është fundi i karrierës së saj”, tha Alan Kildow, babai i Lindsey Vonn, në…
Të hënën në mbrëmje, në ndeshjen e javës së 24-ët të Serisë A, Roma mposhti Cagliarin 2-0 në Olimpico. Verdhekuqtë…
Ambasada Amerikane në Tiranë, ka ndarë një paralajmërim për qytetarët amerikanë, në lidhje me protestën kombëtare që organizohet sot nga…
Gjatë muajit janar, “Monitor” zhvilloi një vrojtim me analistë të tregut financiar lidhur, me faktorët që kanë ndikuar ecurinë e…