sport

Juventus i fiksuar me “Messin e Kosovës”, pritet të zëvendësojë Nico Gonzalez

Pas një dëmtimi në ije që e mbajti disi larg qendrës së merkatos, Edon Zhegrova, është rikthyer fuqishëm në vëmendje.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, i mbiquajtur nga mediat si “Messi i Kosovës”, ka tërhequr interesin e madh të klubeve të mëdha europiane, mes të cilëve Juventus dhe Olympique Marseille.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe La Stampa, “Zonja e Vjetër” po mendon seriozisht një investim për kartonin e Zhegrovës, të cilin trajneri Igor Tudor e sheh si elementin që mund t’i japë fantazi dhe fleksibilitet skemave të tij.

Kontrata e sulmuesit me Lille është e vlefshme deri në vitin 2026, por francezët janë të hapur për shitjen këtë verë për të shmangur rrezikun ta humbasin falas në të ardhmen.

Megjithatë, para se të veprojë në blerje, Juventusi është i detyruar të shesë. Emri më i përfolur për t’u larguar është Nico Gonzalez, i cili mund të përfundojë te Atletico Madrid, një lëvizje që do të hapte rrugën për Zhegrovën drejt Torinos.

Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e sulmuesit kosovar po zhvillojnë bisedime edhe me Marseille, që ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e tij.

Kështu, e ardhmja e Zhegrovës mbetet ende e hapur, por gjithnjë e më e qartë që talenti i tij do të shohë një skenë më të madhe në sezonin e ardhshëm.

të fundit

Drejtoria e Doganave bllokon “Bankers Petrol”, pezullohet operacioni i nxjerrjes së naftës

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka bllokuar aktivitetin e kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, duke çuar në pezullimin e operacioneve të…

5 minutes ago

E trishtë/ Ndahet papritur nga jeta në moshën 45-vjeçare aktorja njohur (EMRI+FOTO)

Aktorja e serialeve “McLeod’s Daughters” dhe “Home and Away”, Rachael Carpani, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare, njoftoi familja e…

22 minutes ago

Bekim Balaj pas fitimit të “Topit të Artë”: Duam titullin kampion

Dy shkodranë fituan “Topin e Artë” në mbrëmjen Gala “Topi i Artë” që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve. Bëhet…

34 minutes ago

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Prokuroria e Posaçme, ka lëshuar urdhërarrest për Ergys Agasin. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala. Ndërkohë, është vendosur arrest shtëpie…

50 minutes ago

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e Fatos Cenajt në Padova, arrestohet fqinji 45-vjeçar

Pas gati gjashtë muajsh hetimesh zbardhet vrasja e Fatos Cenajt, shqiptarit 58-vjeccar që u ekzekutua me një plumb në kokë,…

1 hour ago

BKH zbarkon në zonën e Kodrës së Diellit, operacioni ende në vijim

Byroja Kombëtare e Hetimit, ka ndërmarrë një aksion në zonën e Kodrës së Diellit. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga…

1 hour ago