Sfida Roma-Juventus i ka dhuruar të gjitha.
Emocione të mëdha dhe spektakël i garantuar nga të dyja ekipet gjatë kësaj ndeshjeje.
None found
Serinë e golave e hapi Roma në minutën e 11-të me një gol me kokë nga Abraham.
Shtatë minuta më vonë, në të 18-tën, Dybala barazon shifrat me një gol shumë të bukur duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë 1-1.
Sapo fillon pjesa e dytë, në minutën e 48-të Mkhitaryan kalon në avantazh Romën. Në minutën e 53-të Pellegrini trefishon shifrat me një gol fantastik nga goditja e dënimit.
Dukej sikur loja kishte mbaruar por Juventus zgjohet.
Në minutën e 70-të shënon me Locatellin duke rihapur sfidën. Katër minuta më vonë Kulusevski barazon rezultatin në 3-3.
De Sciglio kryen mrekullinë duke përmbysur rezultatin në minutën e 77-të.
Në minutën e 81-të De Ligt ndëshkohet me karton të kuq dhe Pellegrini humbet një 11-metërsh.
Juventus ndodhet tashmë në vendin e pestë me 38 pikë ndërsa Roma në vendin e tetë me 32 pikë./ h.ll/albeu.com
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…