sport

“Juventus, Barcelona dhe Real Madrid gënjejnë më shumë se Vladimir Putin”

Ajo që ndërmori Vladimir Putin në Ukrainë do të mbahet mend gjatë dhe lideri rus do të merret edhe si pikë reference për të bërë krahasime me shumë liderë të tjerë, madje do të përdoret edhe në sporte.

Diçka të tillë ka bërë Javier Tebas, kreu i Ligës së Futbollit në Spanjë i cili nuk është kursyer ndaj Florentino Perez, Agnellit dhe Laportas kur bëhet fjalë për premtimet e tyre dhe atë që kanë deklaruar ata lidhur me projektin e SuperLigës së Europës.

Të lidhura

None found

Ai ka reaguar pas zërave se tre presidentët e klubeve të mësipërme kanë rihedhur idenë e formatit të ri por me kushte të tjera më të favorshme për klubet pjesëmarrëse teksa bëri deklaratën e fortë duke i krahasuar me Putin.

“Ne në ligat kombëtare duhet të jemi idiotë, pra, pasi të gjithë jemi kundër këtij formati. Klubet e SuperLigës gënjejnë më shumë se Vladimir Putin. Ndihem i turpëruar nga ideja e ringjalljes së Superligës. Nëse Andrea Agnelli nuk shpjegon sot projektin e ri, do të thotë se do të gënjejë. Me Barcelonën dhe Real Madridin ai u takua në shtëpinë e tij. Tani ata thonë se nuk duan vende të përhershme në Superligë dhe se nuk do të shkojnë kundër ligave kombëtare por ndihem i turpëruar sepse ata mendojnë se ne jemi idiotë. Mendojnë se La Liga, Premier League, Seria A, Bundesliga janë të gjitha idiotë dhe nuk i kuptojnë. Mundt ë them se Klubet e ligës spanjolle do të humbisnin një miliard euro në sezon”, deklaroi shumë ashpër Javier Tebas.

të fundit

LSDM: Mickoski’s claims about repealing the Prespa Agreement have been disproved

Nga LSDM në një kumtesë për media thonë se kryetarja e Komisionit Evropian e ka thënë të vërtetën gjatë qëndrimit…

2 minutes ago

Gacaferi calls on the LDK: Decision on the president is the last opportunity

Anëtari i Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, i ka bërë thirrje LDK-së që të mbështesë zgjedhjen e Presidentit, duke e…

3 minutes ago

Ministry of Education and Science refutes notice about suspending classes on October 6

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se një njoftim që po qarkullon në rrjetet sociale, sipas të cilit më…

3 minutes ago

Ragmi Mustafi confirms certification of the “Albanian Coalition” for Serbia’s parliamentary elections

Ragmi Mustafi ka njoftuar se “Koalicioni Shqiptar” është certifikuar zyrtarisht për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi,…

4 minutes ago

Gruda: Law on protecting the KLA will be passed

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas protestës së mbrëmshme në Prishtinë, duke akuzuar Policinë e Kosovës për përdorim…

4 minutes ago

Qorrolli calls on MPs to vote for the President and the Draft Law on the Special Court

Deputeti i Vetëvendosjes, Vigan Qorrolli, ka bërë thirrje që sot të votohet Presidenti dhe Projektligji për Specialen. Qorrolli ka deklaruar…

5 minutes ago