sport

Jurgen Klopp bën një zgjedhje të çuditshme kur diskuton golin e tij të preferuar të Liverpoolit

Jurgen Klopp ka bërë një zgjedhje të çuditshme kur ka diskutuar golin e tij të preferuar të Liverpoolit që prej se është bërë trajner i tyre.

Liverpooli mbrëmë (e enjte) shënoi fitore me rezultat 3-1 ndaj Sheffield United, për t’u rikthyer në krye të tabelës së Ligës Premier.

Të lidhura

None found

Ata tashmë gjenden dy pikë para Arsenalit teksa kanë tri pikë më shumë se kampioni në fuqi Manchester City, ndërsa kanë mbetur vetëm edhe tetë ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Golat në këtë takim për Liverpoolin i shënuan Darwin Nunez, Alexis Mac Allister dhe Cody Gakpo.

Në një prononcim të shkurtër për TNT Sport pas ndeshjes, Klopp pranoi se goli i Nunez, i cili ishte sa komik aq edhe katastrofik për Sheffieldin, ishte në mesin e golave të tij të preferuar.

“Ne shënuam një ndër golat e mi më të preferuar ndonjëherë për rezultatin 1-0. Një sulmues kohë pas kohe ka nevojë për atë. Unë i kërkoj Nunezit shumë që të ushtrojë presion tek kundërshtari, dhe është mjaft e rrallë që ju shënoni një gol të tillë”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Ne e kontrolluam ndeshjen, por ka mënyra të tjera për të kontrolluar përsëri dhe në këtë ndeshje nuk ishte mënyrë e duhur, nuk krijuam mjaftueshëm”, u shpreh tekniku gjerman.

Liverpooli do të rikthehet në aksion përsëri gjatë vikendit, ku do të udhëtojë në “Old Trafford” për t’u përballur me rivalin e vjetër Manchester United. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 28 Gusht 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Aftësitë e tua të përshtatshmërisë do të vihen në provë. Mund të jeni në një gjendje shpirtërore të caktuar…

11 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 Gusht 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të…

13 minutes ago

Romario, talenti rebel që u kthye në simbolin e triumfit brazilian

I vogël në shtat, por gjigant në vetëbesim. Romario u rrit në varfëri, sfidoi trajnerët dhe legjendat që në moshë…

7 hours ago

Rrugëtimi i pazakontë i Valdas Dambrauskas: nga “Kush do të bëhet milioner?” deri te dueli me Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Trajneri lituanez, Valdas Dambrauskas, i cili aktualisht drejton Sabah FK, ka arritur kulmin e karrierës së tij duke e dërguar…

8 hours ago

E ardhmja e Leaos mbetet e pasigurt, Aston Villa dhe Galatasaray në garë për portugezin

E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të mbetet e paqartë, me disa burime që raportojnë se sulmuesi portugez ende nuk…

8 hours ago

Divjaka on the 28th Day of Protest: Residents Oppose Merger with Lushnja

Protesta e banorëve të Divjakës kundër projektit të reformës së re administrative ka hyrë në ditën e saj të 28-të.…

8 hours ago