Arsenali ka marrë një goditje të rëndë në përpjekjen për të transferuar Julian Alvarezin, pasi sulmuesi i Atletico Madridit raportohet se i ka bërë të ditur Mikel Artetës se nuk dëshiron të kalojë te klubi londinez.
None found
Gazetari David Ornstein konfirmoi këtë zhvillim, duke deklaruar: “Ai ka folur me Mikel Arteta-n dhe i ka thënë se nuk dëshiron të vijë”.
Vendimi i futbollistit argjentinas rrezikon t’i mbyllë përfundimisht mundësitë e Arsenalit për ta afruar atë, edhe pse klubi ishte i gatshëm të investonte ndjeshëm për përforcimin e repartit ofensiv.
Alvarez ishte zgjedhur si objektivi kryesor i Arsenalit për sulmin e drejtuar nga Arteta. Për ta siguruar shërbimin e 26-vjeçarit, londinezët ishin të përgatitur të shqyrtonin një marrëveshje që mund të kalonte vlerën e 120 milionë eurove.
Atletico Madridi, nga ana tjetër, kohët e fundit kishte shfaqur më shumë gatishmëri për ta shitur lojtarin, veçanërisht për shkak të tensioneve që lidhen me situatën e tij.
Pavarësisht kësaj, qëndrimi i Alvarezit mbetet pengesa kryesore. Barcelona kishte qenë më herët destinacioni i preferuar i tij, por Atletico Madridi ka sqaruar se nuk do të pranojë një marrëveshje me rivalët e tij spanjollë.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…