Humbja në derbin me Partizani (2-1) nuk është falur te Tirana. Bardheblutë kanë shkarkuar trajnerin Julian Ahmataj. Sipas “RTSH Sport”, klubi 26 herë kampion ka larguar Ahmatajn nga roli i trajnerit, por me shumë mundësi do t’i besojë atij postin e drejtorit teknik.
Kujtojmë se Ahmataj ishte në krye të stolit të Tiranës, pas largimit të Orges Shehit. Me 18 ndeshje në kampionatin shqiptar, 44-vjeçari fitoi 6 ndeshje, po aq dhe humbi e barazoi. Me një golavarazh 32 gola të shënuar dhe 27 të pësuar.
None found
Tirana luan nesër, ora 17:00, ndeshjen e parë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë përballë Teutës. Për ndeshjen në stadiumin “Niko Dovana”, Ahmataj është paraqitur dhe në konferencën e zakonshme për shtyp.
Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar nga ana e Tiranës dhe po ashtu trajneri i ri që do emërohet në krye të bardhebluve.
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…