Juan Mata ka publikuar video-mesazhin e lamtumirës për Manchester United. Kontrata e 34-vjeçarit përfundon në fund të muajit dhe ai do të largohet nga klubi pas 8.5 vitesh në Old Trafford.
Mata fillimisht iu bashkua Djajve të Kuq për 37 milionë funte nga Chelsea në vitin 2014. Ai shënoi 51 gola në 285 paraqitje për Manchester United dhe fitoi Europa League, FA Cup dhe League Cup gjatë kohës së tij në Old Trafford, shkruan albeu.com.
Të premten, Mata ka postuar një video lamtumire për tifozët e klubit në faqen e tij në Twitter, ku shkruan: “Ndonjëherë realiteti tejkalon çdo pritshmëri. Faleminderit Man United.
Videoja tregon momentet kryesore të Matës në Man United, golat e spanjollit dhe pamjet nga rrugët dhe vendet ikonike të Mançesterit.
“Më desh pak kohë për të kuptuar ndryshimet që kishin ndodhur në jetën time”, thotë Mata.
“Nuk e kam menduar kurrë se do ta shkruaj këtë mesazh, por të gjitha gjërat e mira marrin fund, dhe po ashtu edhe koha ime në Manchester United si lojtar”.
“Është e pamundur të shpreh të gjitha emocionet që kam përjetuar gjatë dy javëve të fundit, por në përmbledhje, dua të them se jam jashtëzakonisht krenar që kam përfaqësuar këtë klub unik për 8.5 vjet”.
“Nuk mund ta ëndërroja kurrë një gjë të tillë, edhe si fëmijë, në fëmijërinë time në Spanjë më dukej diçka e largët, si mund ta imagjinoja që një ditë të luaja për një nga klubet më të mira në historinë e futbollit. Ndonjëherë realiteti i tejkalon të gjitha pritjet.
“Falënderoj të gjithë stafin e klubit, të gjithë ata që e bëjnë atë kaq të veçantë, çdo menaxher, çdo shok skuadre me të cilin kam pasur kënaqësinë të punoj në Manchester United. Kjo nuk është periudha më e mirë në historinë e klubit, por kam kujtime të pabesueshme nga udhëtimi im në Manchester United, trofe dhe momente të veçanta me skuadrën që do të mbahen mend gjithmonë. Ju falënderoj të gjithëve do me mungoje”. /albeu.com/
Dashi Shikoni ne te shkuaren tuaj per te gjetur pergjigjet qe po kerkoni. Gjerat nuk jane sic e mendonit dhe…
Nënkryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës Clemence Goette paraqiti një rezolutë që bën thirrje për tërheqjen e vendit nga Organizata…
Dy nga figurat më të njohura të televizionit shqiptar janë bërë së fundmi bashkë. Bëhet fjalë për Ledion Liçon dhe…
Real Madridi ka njoftuar shkarkimin e Xabi Alonsos pas humbjes së finales së Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës. Në vendin…
Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, mohoi kategorikisht largimin nga Partia Demokratike, edhe pse Sali…
Këngëtari i njohur Blero po shënon një kapitull të ri në jetën personale, duke kurorëzuar sonte martesën e tij të…