Jose Mourinho ia doli që të rrëmbente trofeun e Conference League në “Air Albania” ndaj Feyenoord. Një trofe i dërguar në Romë pas disa vitesh mungesë, sigurisht ishte një arritje e madhe për teknikun portugez.
Mbase për herë të parë, ose si rrallë herë, Jose Mourinho në një intervistë për Forbes, nuk bën analizë tekniko-taktike, nuk flet as për skema, por për punën që një trajner bën në aspektin mental, psikologjik.
None found
“Njerëzit të ndjekin vetëm nëse kanë besim tek ty, unë bëj gjithçka që njerëzit të kenë besim tek unë, të mos i zhgënjej. Lojtarët nuk mund të shihen sikur të jenë të gjithë njëlloj, sepse të gjithë janë të ndryshëm, duhet të jesh i përqendruar dhe ti njohësh mirë.
Empatia është thelbësore, është e lehtë për ta thënë por e vështirë për ta bërë. Duhet të kesh një empati me individët.
Raporti i im me stresin? Kam një raport të mirë, nuk është gjë e mirë të mos e ndjesh, por edhe i tepërt të bën dëm.
Çelësi i suksesit? Të mos ngopesh kurrë, të kërkosh gjithnjë më shumë. Të mos ndalesh kurrë. Kjo nuk ka të bëjë me moshën por me personalitetin”, u shpreh Mourinho. /h.ll/albue.com
Italia ka vendosur të zgjasë edhe për 15 ditë pezullimin e rregullave të Shengenit për udhëtarët që mbërrijnë nga Spanja,…
Kuvendi Studentor i Universitetit të Tetovës kërkon nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut që provimi i…
Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, e ka cilësuar si zhvillim të rëndësishëm politik dhe institucional marrëveshjen VV-LDK për kandidaturën e…
Dakordimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president pritet t’i hapë rrugë…
Këtë të hënë, në një intervistë për News24, aktivisti Ilir Dedaj, deklaroi se mosbindja civile është e vetmja mundësi për…
Manchester City ka kompletuar transferimin e anësorit brazilian Allan Elias nga Palmeiras, me 22-vjeçarin që ka firmosur kontratë pesëvjeçare me…