Më 25 maj do të luhet finalja e Conference League në Tiranë dhe Jose Mourinho ka folur i bindur rreth asaj që ai dëshiron.
Roma do të përballet me holandezët e Feyenoord dhe tekniku portugez e ka të qartë se përse po fluturon nga Roma për në Tiranë.
“Kjo e Conference League është finalja më e rëndësishme në karrierën time, e kemi dëshiruar shumë. Finalet e tjera i kam luajtur, këtë më duhet akoma ta luaj dhe kam dëshirë ta fitoj.
Mendoj për të gjithë rrugëtimin që kemi bërë në Evropë, kemi bërë 15 finale. Të luash në Evropë dhe më pas në kampionat kundër ekipeve që kishin një javë kohë për përgatitje nuk ka kaluar pa pasoja, pa lënë pikë. Kur shoh klasifikimin shoh edhe ndeshjet që kemi zhvilluar të enjten dhe gabimet e arbitrave.
Përballja me Leicester në gjysmëfinale ka qënë e vështirë, por gjithnjë kemi menduar se ndeshja e radhës është më e rëndësishme”, u shpreh Mourinho për “SkySport”.
“Nuk është një avantazh i vogël, por një avantazh i madh, pasi të premten përballemi me Torinon, që nuk është një ndeshje e lehtë dhe nuk mund të lejmë shumë lojtarë pushim. Është një ndeshje unike dhe nuk duhet të mendojmë për këto avantazhe.”/ h.ll/albeu.com
Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike,…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi…
Bashkëshortja dhe djali i Shpat Kasapit janë kthyer në Itali, por kësaj here rruga e tyre është bërë pa të!…
Moderatorja, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet se kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një…
Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30 të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur hapën zjarr gjatë…