sport

Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024, nënvlerëson një kombëtare të madhe

Vetëm pak ditë kanë mbetur para fillimit të Euro 2024 dhe tani Jose Mourinho ka bërë një parashikim të çmendur para startit të kësaj gare.

Nikoqiri Gjermania do të përballet me Skocinë në ndeshjen hapëse të Euro 2024 të premten në stadiumin “Allianz Arena”.

Të lidhura

None found

Teksa po i afrohemi nisjes së kësaj gare, Anglia po shihet si kombëtarja favorite për t’i dhënë fund periudhës prej 58 vitesh pa trofe.

Franca, Gjermania dhe Portugalia janë në mesin e kombëtareve të mëdha që pritet të avancojnë në fazat e fundit të kësaj gare dhe potencialisht ta fitojnë trofeun.

Italia do të futet në këtë garë si kampioni në fuqi, me shpresën se do ta mbrojnë trofeun të cilin e kanë fituar në vitin 2020, pasi mposhtën Anglinë në penallti.

Sidoqoftë, Mourinhos nuk po i bën përshtypje ekipi italian, pasi sipas tij ata kanë ndryshuar rrënjësisht që prej Euro 2020.

“Unë jam i bindur se praktikisht të gjithë mendojnë si unë. Portugalia, Anglia, Franca e ndjekur nga Gjermania dhe Spanja. Por Italia si Kampion Evropian? Nuk e besoj këtë”, ka thënë Mourinho.

“Pse nuk mund ta mbrojë Italia titullin e tyre? Unë nuk mendoj se kanë mjaftueshëm talent për ta fituar këtë garë, ata e fituan edicionin e fundit të kësaj gare, por nuk mendoj se do ta bëjnë përsëri”, përfundoi ai.

Me lojtarët kyç si Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci që nuk janë më pjesë e ekipit, Italia kishte hasur në vështirësi për t’u kualifikuar në Euro 2024, duke përfunduar në pozitën e dytë të grupit C, mbrapa Anglisë.

Pasi dështuan që të kualifikohen në Botërorin e vitit 2022, pasi kishin humbur me rezultat 1-0 në gjysmëfinalet e play-off-it ndaj Maqedonisë së Veriut dhe për këto arsye Mourinho nuk mendon se do të shpallen kampion këtë vit. /Telegrafi/

të fundit

Shehaj në ditën e 161-të të protestës: Shqiptarët kërkojnë ndryshimin e klasës politike të korruptuar

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar nga protesta që ka hyrë në ditën e 161-të, duke theksuar se…

45 seconds ago

Molotov para Kryeministrisë pas zhvendosjes së protestës

LIVE- Protesta zhvendoset para Kryeministrisë, hidhet molotov [...]Read More...

12 minutes ago

Pas 18 muajsh në Anfield, Jeremie Frimpong mund të vijojë karrierën në Arabinë Saudite

Jeremie Frimpong mund të largohet nga Liverpooli vetëm 18 muaj pas transferimit të tij në Anfield, pasi raportohet se klubi…

17 minutes ago

Policia përdor ujë me presion ndaj protestuesve mes tensioneve para Ministrisë së Arsimit

Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...]Read More...

27 minutes ago

Pas disa orësh proteste te Ministria e Arsimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...]Read More...

28 minutes ago

Aleksandar Jovicic pas fitores ndaj Laçit: Marrëveshja me trajnerin Karoglan dhe ndeshja e kaluar kryesisht në mbrojtje

Mbrojtësi boshnjak, Aleksandar Jovicic, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Laçi – Partizani, të fituar 1 -…

29 minutes ago