Ish-futbollisti i përfaqësueses së Anglisë dhe ish-mesfushori i Chelseat, Joe Cole, ka vënë në pikëpyetje politikën financiare të klubit londinez, duke e cilësuar jorealist çmimin e kërkuar për Pedro Neton.
None found
Për anësorin portugez 24-vjeçar, Chelsea ka vendosur një tarifë transferimi prej 115 milionë eurosh, shumë që ka shkaktuar reagime dhe habi në futbollin anglez.
“115 milionë euro janë një shifër qesharake. Arabia Saudite mund ta paguajë një shumë të tillë, pasi paratë nuk përbëjnë problem për ta, por nuk mendoj se Manchester City do të shpenzonte ndonjëherë kaq shumë për Pedro Neton”, deklaroi Cole në një intervistë për Paddy Power.
Ai shtoi se një vlerësim i tillë nuk do të pranohej nga një profesionist i arsyeshëm i futbollit, duke theksuar se vlera e lojtarit në treg është dukshëm më e ulët.
“Asnjë ekspert i arsyeshëm i futbollit nuk do të paguante 115 milionë euro për Neton. Sipas meje, çmimi real i tij është rreth 70 milionë euro”, u shpreh ish-ylli i Chelseat.
Interesi për lojtarin është shtuar nga raportimet e mediave britanike, të cilat prej disa javësh e lidhin atë me një kalim te Manchester City, ku do të ribashkohej me trajnerin Enzo Maresco. Edhe pse 70 milionë euro do të konsideroheshin një shifër e pranueshme për “Citizens”, mbetet e paqartë nëse klubi do të pranojë të paguajë 115 milionë euro.
Megjithatë, Cole nuk e vuri në dyshim aftësinë e futbollistit portugez dhe e bëri të qartë se e çmon shumë atë si lojtar.
“Më pëlqen shumë. Në fushë duket si një luftëtar i vërtetë. Mund të luajë në të dy krahët, ndërsa nëse kërkohet, është në gjendje të përshtatet edhe si mbrojtës krahu. Ka cilësi të jashtëzakonshme dhe është shndërruar në një futbollist me shumë përvojë në Ligën Premier”, përfundoi Cole.
Deri tani nuk ka shenja se Chelsea synon të ulë kërkesat për transferimin e tij. Për këtë arsye, në kushtet aktuale, Arabia Saudite mbetet destinacioni i vetëm realist për një marrëveshje me vlerë 115 milionë euro.
Sfida e së ardhmes për prodhuesit e baterive të makinave elektrike nuk lidhet më vetëm me sasinë e energjisë që…
Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku në program janë…
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026. Nga ASK, thuhet se,…
Vora dhe Tirana Dita e sotme kulmon me ndeshjen që mbyll llogaritë e javës së 12-të në “Abissnet Superiore”, ajo…
Dita e diel do të karakterizohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohen reshje shiu në…