Joao Neves, mesfushori i Portugalisë, ka bërë të ditur se goli i realizuar në sfidën e parë të Kupës së Botës ndaj RD Kongos ishte një homazh i veçantë për nënën e tij.
Pas barazimit të Portugalisë, Neves foli për emocionet që përjetoi dhe ndau një rrëfim prekës, i cili preku tifozët.
None found
Futbollisti portugez humbi nënën në shkurt të vitit 2024, pasi ajo zhvilloi një betejë të gjatë me kancerin, në një kohë kur ai ishte vetëm 19 vjeç.
“E shoh babanë tim në tribuna, e shoh të dashurën time – nëna ime nuk është aty, siç e dini, por e di se ajo është gjithmonë me mua. Prandaj ngrita duart drejt qiellit. Goli im i parë në Kupën e Botës është për të”, u shpreh Neves.
Festimi i tij plot ndjenjë tërhoqi menjëherë vëmendjen e tifozëve, duke i dhënë edhe më shumë peshë një prej momenteve më të veçanta të karrierës së tij.
Portugalia do të luajë edhe dy ndeshje në fazën e grupeve të Kupës së Botës, ku kundërshtarët e radhës do të jenë Uzbekistani dhe Kolumbia.
Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të…
Protestat e të rinjve në disa vende të Europës, të zhvilluara për përmirësimin e arsimit dhe kushteve të jetesës, u…
KSHZ ka publikuar rezultatet e para të raundit të dytë të zgjedhjeve komunale në Bërvenicë.Nga 20.8 të vendvotimeve të përpunuara,…
Csaba LaszloPas barazimit 1 – 1 me Skënderbeun në Korçë, java e 10-të në Abissnet Superiore, ka folur për mediat…
Votimi në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës ka përfunduar.Qendrat e votimit, të cilat ishin të hapura…
Qatip OsmaniEdhe pse Laçi shënoi i pari në duelin me Elbasanin në fushë kundërshtare, bardhezinjtë nuk arritën të merrnin pikë…