Categories: sport

Joao Mario firmos me Benficën, Sportingu gati të padisë Interin

Inter prishi me marrëveshje kontratën me fantazistin portugez, Joao Mario, por firma e këtij të fundit me Benficën, ka bërë që në telashe të përfshihen edhe zikaltrit, pasi tani i pret një betejë ligjore me Sportingun e Lisbonës.

Në verën e 2016-ës, Interi bleu Joao Marion nga bardhe-jeshilët portugezë për shifrën e 40 milionë eurove dhe në kontratë u përfshi edhe një klauzolë, që nëse zikaltrit e shesin fantazistin në ndonjë tjetër klub portugez, detyrohen të shpërblejnë Sportingun edhe me 30 milionë euro të tjera.

Pasi u konsultuan me disa studio të njohura ligjore, drejtuesit e Interit vendosën të mos e shesin mesfushorin te Benfica për shifrën e 7.5 milionë eurove, por të negociojnë prishjen e kontratës me marrëveshje.

Megjithatë menjëherë pas firmës së Joao Marios me Benficën, klubi i Sportingut të Lisbonës ka dërguar një email zyrtar në zyrat e Interit, ku kërkon informacion pse zikaltrit refuzuan ofertën e tyre prej 3 milionë eurosh, për ta lënë më pas të lirë.

Natyrisht gjasat janë që zikaltrit të mos i përgjigjen fare këtij email-i, megjithatë drejtuesit e Sportingut të Lisbonës kanë njoftuar se do të çojnë çështjen në gjykatë dhe do të jetë pikërisht kjo e fundit që do të vendosë se kush ka të drejtë.

Te Interi ndihen të qetë, pasi prishja e kontratës me marrëveshje është një fenomen gjerësisht i njohur në botën e futbollit dhe pas këtij momenti, zikaltrit nuk kanë asnjë peshë në vendimmarrjen e futbollistit për të ardhmen.

Ndërkohë portugezja “O’Jogo” zbulon se agjenti i Joao Marios, Federico Pastorello, kishte për të marrë rreth 4 milionë euro nga arkat e Interit dhe ka vendosur të heqë dorë prej tyre, nëse zikaltrit pranojnë të prishin kontratën me fantazistin portugez.

të fundit

Botohet në Fletoren Zyrtare shkarkimi i Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës

Është botuar sot në Fletoren Zyrtare vendimi për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.…

12 minutes ago

Stuhia e fortë thyen degën e pemës, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Elbasanit

Një stuhi e fortë me shi dhe erë ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premte kryeqytetin, duke shkaktuar disa dëme…

20 minutes ago

Jozi lë pas përplasjet me Gjestin, i dërgon mesazh ngushëllimi familjes Kelmendi për humbjen e të birit

Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit dhe ish-banorit të "Big Brother", fituesit Gjesti, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të premteje…

1 hour ago

Raphinha dhe Joan Garcia do mungojnë disa javë te Barcelona

Fitorja të enjten në mbrëmje përballë Oviedos në kampionat erdhi me një çmim të lartë për Barcelonën. Klubi blaugrana humbi…

1 hour ago

Aksident i rëndë në Berat/ Mjeti del nga rruga, humb jetën 34-vjeçari, plagosen dy të tjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat–Poliçan, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe…

1 hour ago

Flota me ndihma për Gazën do të niset drejt lindjes nga Greqia

Një flotë anijesh ndërkombëtare me ndihma humanitare pritet të niset nga ujërat greke drejt Rripit të Gazës të premten, thanë…

2 hours ago