sport

Joao Felix shpjegon arsyen pse nuk festoi te goli i shënuar ndaj Valencias

Joao Felix kaloi Barcelonën në epërsi ndaj Valencias, por të gjithë u çuditën kur portugezi pas shënimit të golit nuk festoi fare.

Në fakt sulmuesi portugez qëndroi i shtangur për disa sekonda duke buzëqeshur dhe vetëm pasi mori konfirmimin nga gjyqtari anësorë se nuk ka të bëj me pozitë jashtë loje filloi të festonte me shokët e skuadrës.

Të lidhura

None found

Felix u pyet pas ndeshjes se pse nuk festoi fare dhe ai ka dhënë një shpjegim se në ditën e sotme kur është VAR-i në dispozicion shpesh herë golat anulohen.

“Festimi i një goli këto ditë mund të të lërë me një shije të hidhur, sepse më pas anulohet për pozicion jashtë loje ose ndonjë faull të pesë minutave më parë”.

“Nuk e dija nëse Raphinha ishte jashtë loje apo jo dhe kjo ishte arsyeja që fillimisht vetëm prita konfirmimin”, ka deklaruar sulmuesi portugez pas ndeshjes.

Përkundër golit nga Felix, Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 nga udhëtimi në Mestalla përballë Valencias. /Telegrafi/

të fundit

Besëlidhja zgjedh Mirel Josën për pankinën, mbyllen zërat për Klod Duron

BesëlidhjaBesëlidhja e ka vendosur! Mirel Josa është i përzgjedhuri i lezhjanëve për të pasuar të larguarin Elvis Plorin në pankinë…

4 minutes ago

EC on the Iva Mihailova case: Brussels does not get involved in bilateral matters

Komisioni Evropian me një mesazh mbi rastin "Iva Mihailova", "Brukseli nuk ndërhyn në çështjet dypalëshe".KE për "TV24" tha se ndihma…

9 minutes ago

Pension funds in North Macedonia reach €3.5 billion, second pillar surpasses 215 billion denars

Asetet neto të tre kompanive private të pensioneve në Maqedoni arritën në 215.1 miliardë denarë, ose rreth 3.5 miliardë euro…

9 minutes ago

Ombudsperson: Constitutional mandate for human rights is not undermined by the office in The Hague

Institucioni i Avokatit të Popullit i Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke thënë se…

10 minutes ago

Lazar Radulloviq: Serbian List tried to block and intimidate me

Deputeti i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Lazar Radulloviq, ka akuzuar Listën Serbe se ka tentuar ta pengojë zgjedhjen…

11 minutes ago

61 votes in favor and none against: Parliament’s decisions at the session boycotted by the opposition

Deputetët e PDK-së, LDK-së, Aleancës dhe Listës Serbe nuk ishin në sallë gjatë votimeve. Kurti paralajmëron rikthimin e Kodit Civil…

11 minutes ago