Joao Felix ka pranuar se, pas një dështimi te Chelsea dhe një huazimi të vështirë te Milan, është i hapur për t’u rikthyer në shtëpi dhe për t’u bashkuar me Benfican.
Sulmuesi 25-vjeçar ka kaluar një periudhë të vështirë që nga transferimi i tij te Atletico Madrid për 126 milionë euro në vitin 2019.
Në atë kohë, ai konsiderohej si një nga talentet më premtues, por nuk arriti të përmbushë pritshmëritë në kryeqytetin spanjoll.
Felix ka ende gjashtë vite kontratë me Chelsean, por pas vetëm 20 paraqitjesh dhe shtatë golash, duket se është jashtë planeve të klubit dhe sezonin e fundit e mbylli te Milan, së bashku me Kyle Walker dhe Christian Pulisic.
Megjithatë, ‘Rossonerët’ nuk do të shqyrtojnë transferimin e tij, por Felix i ka thënë gazetës Correio da Manha se mund të rikthehet në klubin ku u rrit.
“Dua të kthehem në shtëpi, shtëpia ime është Benfica. Më duhet të rikthehem në shtëpi. Benfica është klubi im i preferuar”.
“Me Bruno Lagen si trajner, dikë që e njoh dhe që ka qenë shumë i rëndësishëm për karrierën time, kjo forcon edhe më shumë vendimin tim, dhe do të isha shumë i lumtur të rikthehesha”.
“Aty është ndoshta vendi ku jam më i prirë të shkoj. Ndjej se më duhet të jem në shtëpi, dhe për këtë arsye Benfica është një nga idetë që kam në mendje”, ka thënë Felix.
Këtë të enjte, në Apelin e GJKKO zhvillohet seanca mbi kërkesën e Belinda Ballukut, për të hequr masat e sigurisë…
Këtë të enjte në orën 10:00, Kuvendi mban seancë plenare, ku në rend dite parashikohen një sërë projektligjesh dhe mocion…
Pas një përmirësimi të lehtë në tetor, eksportet e mallrave shqiptare jashtë vendit shënuan rënie vjetore me 6.9% në nëntor,…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.6 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro, do…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…
Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do…