Frenkie de Jong më në fund është pajtuar të largohet nga Barcelona dhe largimi i tij do të ndodhë në afatin kalimtar veror.
Mesfushori holandez është lodhur nga gjendja jo e mirë financiare e klubit dhe nga presioni i madh që i është bërë për tu larguar, pasi Barcelona ka nevojë për të ardhura.
Manchester United prej vitesh e kërkon holandezin dhe tani Djajtë e Kuq do të kenë mundësinë ta transferojnë atë në Old Traford.
Megjithatë gjiganti anglez do të ketë konkurrencë të madhe për të arritur te reprezentuesi holandez pasi dy skuadrat të tjera nga Anglia janë futur në garë për De Jong.
The Sun ka raportuar se Arsenal dhe Manchester City gjithashtu janë interesuar për transferimin e mesfushorit për afatin kalimtar veror.
Te Barcelona kanë vendosur për shitjen e yllit të mesfushës dhe tani po presin që të ketë një garë ofertash nga tre top klubet angleze.
Drejtuesite klubit katalunas kanë vendosur një çmim prej 100 milionë eurove për holandezin, shumë që do t’i zgjidhte shumë probleme financiare në kampin e tyre. /Telegrafi/
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të rrugës së…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për…
Lahuta mbetet shpirti i Shqipërisë së Veriut. Historitë që lindin nga tingujt e saj udhëtojnë më shpejt se njerëzit në…
Ina, një nga banoret e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes…
Gjykata e Durrësit, ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për ish-drejtorin e Burgut, Indrit Cërloj, i cili akuzohet…
Policia e Korçës, ka nisur procedimin penal për Nevzat Çecon, 70 vjeç, babai i Martin Çeços i cili u vra…