sport

Jo vetëm sulmuesi i Crystal Palace, Barça shënjestron një tjetër lojtar si zëvendësuesin e Lewandowskit

Robert Lewandowski është një lider te Barcelona. Sulmuesi polak po shkëlqen me katalanasit në këtë sezon, teksa po shënon gola shumë vendimtarë.

36-vjeçari pavarësisht formës së tij fantastike, nuk premton shumë për të ardhmen. Për këtë drejtuesit kanë nisur të punojnë për gjetjen e një zëvendësuesi, i cili të jetë gati kur polaku të mos luajë më.

E sipas “El Chiringuito” bëhet me dije se drejtuesit kanë “pikasur” në Angli zëvendësuesin e mundshëm të Lewandowskit. Bëhet fjalë për Alexander Isak, i cili po bën mjaft mirë me Newcastle.

25-vjeçari deri më tani ka realizuar 19 gola në 28 ndeshje të luajtura, teksa ka edhe 5 asistime.

Ndërkohë vlen të theksohet se në “radarin” e katalanasve si zëvendësuesi i mundshëm i Lewandowskit është edhe Jean-Philippe Mateta, i cili po bën mjaft mirë me Crystal Palace.

Francezi ka shënuar gjithsej 10 gola në 24 ndeshje në Premier League këtë sezon, duke shënuar edhe 3 të tjerë në EFL Cup.

të fundit

SPAK kontrolle edhe te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i SPAK, ku goditi një organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike,…

6 minutes ago

Vatër zjarri në kodrat e Tragjasit/ Era dhe terreni i thyer vështirësojnë punën për shuarjen e flakëve

Prej mesditës së sotme, rreth orës një vater zjarti ka përfshirë kodrat e fshatit Tragjas. Flakët, të ndihmuara nga era,…

47 minutes ago

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

“AJMAN PARK” Resort e vendosur në Xhafzotaj të Durrësit është sekuestruar nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e…

1 hour ago

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi nga Hamasi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, ka deklaruar se qëllimi i Izraelit…

1 hour ago

Armando Broja i jep fund pritjes, vjen prezantimi në klubin e ri: Do jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është një futbollist i ri i Bërnlit. Klubi i Premier Ligës ka bërë të ditur transferimin përfundimtar të…

2 hours ago

Beteja me flakët në Finiq dhe Mallakastër, avionët suedezë dhe kroatë në aksion për shuarjen e zjarreve

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, si pasojë e aktivizimit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, prej orëve të para…

2 hours ago