sport

Jo vetëm Skënderbeu – Dinamo, një tjetër takim i ditës së sotme shtyhet për shkak të reshjeve të dëborës

Skënderbeu – Dinamo është shtyrë për shkak të reshjeve të dëborës që kanë kapluar vendin. Ashtu siç “Newsport.al” njoftoi, ka ardhur edhe zyrtarizimi nga ana e FSHF-së për këtë takim. Ky duel ishte parashikuar të luhej në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”.

Por kjo sfidë nuk është e vetmja që shtyhet për shkak të dëborës, pasi bëhet me dije se një tjetër ndeshje e programuar për t’u zhvilluar ditën e sotme nuk do të luhet. Është pikërisht përballja mes Kastriotit dhe Bylisit, e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë së Parë dhe që do të luhej në orën 13:30.

Të lidhura

None found

“Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Skënderbeu-Dinamo e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe ndeshja Kastrioti-Bylis e Kategorisë së Parë, të programuara për t’u luajtur sot, do të shtyhen për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.

Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të përcaktojë datat se kur do të luhen këto ndeshje”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. /newsport.al/

të fundit

Ambasada gjermane pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbrojtja e grave duhet të jetë përparësi e përbashkët

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë reagoi për vrasjen tragjike të Arlinda Zekaj, duke bërë thirrje për forcim të përpjekjeve në…

5 minutes ago

Ish-i dashuri dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ilaria Sulës në Itali: Prindërit thonë se drejtësia u vendos

Mark Samson, ish-i dashuri i Ilaria Sulës, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali.…

13 minutes ago

BE-ja planifikon zgjerimin e kompetencave të Frontex-it për dëbimet, OJQ-të kërkojnë më shumë kontroll

Bashkimi Europian po përgatit një reformë e cila synon zgjerimin e kompetencave të agjencisë kufitare Frontex, duke i mundësuar asaj…

24 minutes ago

ISHP: Më shumë se 60 mijë qytetarë kanë kërkuar vaksinim kundër gripit

Mbi 60.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal në faqen e ministrisë së shëndetësisë, të cilët do të…

25 minutes ago

Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë dhe u kthye në shtëpi me Policinë, por u vra pak më pas: çfarë duhet të hetohet?

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj e…

27 minutes ago

Nga 825 ankesa te kërcënimi për arrestim: performancat provokuese të yjeve që shkaktuan skandale

Industria muzikore ka dëshmuar ndër vite se provokimi dhe sensualiteti mund të kthehen në një strategji që tërheq vëmendjen e…

27 minutes ago