Categories: showbizsport

Jo vetëm në fushën e blertë, Messi kap rekord absolut edhe në Instagram

Leo Mesi një rekordmen i vërtetë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. “Pleshti” nuk ka të ndalur, teksa para rreth një muaji theu një rekord historik në Instagram me foton e tij me trofeun e Copa America, i cili ishte i pari i tij me kombëtare.

Ky postim u bë fotoja sportive më e pëlqyer në Instagram ndonjëherë, duke arritur në 19.9 milionë pëlqime atë ditë, ndërsa tani numëron 21.8 milionë pëlqime.

Të lidhura

None found

Megjithatë, rekordet e Mesit në rrjetin social Instagram, nuk kanë përfunduar. Sulmuesi 34-vjeçar ka thyer edhe dy të tillë brenda vetëm pak ditëve. Njëri erdhi me postimin e tij për largimin nga Barcelona dhe tjetri për transferimin e tij te PSG.

Tek foto e prezantimit te PSG, Mesi mori 21.1 milionë pëlqime duke u bërë fotografia e dytë me më shumë pëlqime ndonjëherë, ndërsa fotografia në postimin për largimin nga Barca renditet e treta me 20.7 milionë pëlqime.

Tani, Mesi ka 3 postimet më të preferuara apo të pëlqyer të lidhura me sportin në rrjetin social Instagram, duke treguar edhe njëherë se jo më kot është një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, me gjashtë Topa të Artë të fituar.

të fundit

“Kam rrezikuar dy vite burg”/ Këngëtari i njohur, Bejta ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira të jetës së tij

Këngëtari kosovar, Bejta, i cili aktualisht është banor i “Big Brother VIP Kosova 5”, ka rrëfyer një nga periudhat më…

4 minutes ago

Vlerësimet pas Irlandë 3-0 Kosovë: Pak nota pozitive për “Dardanët

Kosova e mbylli me humbje 3-0 përballjen me Republikën e Irlandës, në ndeshjen e fundit të Ligës B të Ligës…

5 minutes ago

Franca konfirmon praninë e ushtarakëve në Ukrainë: Nuk jemi palë në luftë, thotë Barrot

Franca ka pranuar zyrtarisht praninë ushtarake në Ukrainë, por ka mohuar kategorikisht se është palë luftuese në luftën kundër Rusisë.…

16 minutes ago

Masakra e Borsellinos: ish-kreu i policisë italiane hetohet për pengim të drejtësisë, kërkohet arrestimi i Gianni De Gennaros, i njohur si “Peshkaqeni

Prokuroria italiane dyshon se ish-shefi i Policisë ka ushtruar presion mbi informatorin e mafies Salvatore Contorno për të mos dëshmuar…

16 minutes ago

Irlanda triumfon 3-0 ndaj Kosovës në Dublin, por “Dardanët” sigurojnë qëndrimin në Ligën B

Kosova ka pësuar humbje të thellë 3-0 nga Irlanda, në ndeshjen e zhvilluar në Dublin, në kuadër të Ligës së…

17 minutes ago