Arabia Saudite ka “sunduar” tregun e transferimeve të lojtarëve dhe trajnerëve në vitin e fundit. Shumë yje të futbollit europian kanë vendosur të transferohen në Arabi për shkak të kushteve të mira ekonomike që ofrojnë klubet atje.
Por mesa duket, sheikët nuk e kanë në plan të ndalen, madje të bëjnë transferime nga më të çuditshmet. Jo vetëm lojtarë dhe trajnerë, tashmë arabët kanë në plan që të transferojnë nga Europa edhe arbitra.
Një lajm i bujshëm vjen nga “Tuttosport”. Arabia Saudite po punon për të transferuar, arbitrin italian, Daniele Orsato. Ata e vlerësojnë shumë Orsaton si figurë kur gjykon në fushën e blertë, por mund t’i japin atij edhe një aftësi menaxheriale.
Në krahun tjetër, vetë Orsato pritet ta pranojë një ofertë të tillë për të arbitruar në futbollin arab apo të fillonte një karrierë si drejtues duke patur parasysh kushtet e mira ekonomike. /Newsport.al/
Vrasësi me pagesë Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sërish në Gjykatën e…
Dy persona kanë ndërruar jetë në Tiranë, njëri ka pësuar arrest kardiak ndërsa një grua është mbytur teksa drekonte në…
Një video e publikuar në TikTok po emocionon mijëra ndjekës, ku shfaqet Blerina, motra e Gjestit, duke përjetuar momente të…
Sot shënohet një vit nga vendosja në paraburgim e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Struktura e Posaçme…
Trajneri i fitnesit i ekipit kombëtar serb, Dushan Iliç, foli për të ardhmen e Dushan Vlahoviç. Ai deklaroi se sulmuesi…
Të mërkurën, më 11 shkurt në ora 12:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kështu bëjnë të…