Pritet vetëm zyrtarizimi dhe Ernest Muçi do të jetë futbollisti më i ri i Besiktas. Gjigantët turq kanë mbyllur çdo akord me Legian dhe lojtarin e do të paguajnë plot 8 milionë euro për shërbimet e tij. Nga ky transferim përfiton edhe Tirana që ka ruajtur 10% të kartonit dhe në arkat e bardhebluve do të kalojnë plot 800 mijë euro.
Nuk janë vetëm Legia e Tirana që përfitojnë, por sigurisht edhe Ernest Muçi do të mbushë llogarinë e tij bankare me një rrogë të majme. Talenti shqiptar do të përfitojë plot 1.8 milionë euro në sezon me kontratën e re që vlen deri në vitin 2027.
Një shumëfishim jashtëzakonisht i lartë për të teksa në kontratën e tij të parë me Legian, përfitonte vetëm 20 mijë euro në muaj, ndërsa te Tirana 2 mijë euro. /newsport.al/
Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030, të miratuar nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies…
Deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama në një forum ndërkombëtar në Abu Dhabi kanë shkaktuar reagime dhe tensione në Greqi.…
Në këtë periudhë urgjenca pediatrike e QSUT po përballet me një fluks të shtuar të pacientëve. Mbi 200 raste paraqiten…
Zinedine Zidane kthehet për të folur për përvojën e tij me Real Madridin ndërsa po qarkullojnë thashethemet për rikthimin e…
Merkato e muajit janar do të jetë mjaft e rëndësishme për karrierën e Vedat Muriqit, i cili mund të rikthehet…
Gjykata e Durrësit vendosi masat e sigurisë për 8 personate arrestuar për arratisjen e Altin Ndocit, pak ditë më parë…