Shqipërinë e presin sfida të mëdha në vitin 2026, ku fillimisht do të jetë “Play Off” për një vend në Kupën e Botës, e më pas do të jetë Botërori nëse Shqipëria arrin të sigurojë një biletë. Por, jo vetëm kaq.
Në vitin 2026, Shqipëria do të nisë nga puna për eliminatoret e radhës që do të jenë për Europianin, aty ku kuqezinjtë natyrisht synojnë kualifikimin e dytë radhazi, natyrisht me pak fat në short. Krahas rezultateve, kuqezinjtë shpresojnë që të bindin edhe 2 lojtarë për të luajtur me Shqipërinë.
Nelson Vaiper dhe Brajan Gruda luajtën kundër Shqipërisë U21 në miqësore dhe natyrisht janë dy lojtarë që po bëjnë shumë mirë në Bundesligë e Premier Ligë. Duke qenë se ende nuk kanë debutuar për Gjermaninë, Vaiper dhe Gruda kanë të drejtë që të zgjedhin Shqipërinë dhe në kampin kuqezi, shpresojnë që diçka e tillë të realizohet pasi do të ishin vlerë e madhe e shtuar në sulm.
Të dy lojtarët duket se janë në pritje të ftesës së Gjermanisë, por gjithçka mund të ndodhë dhe nuk është çudi që Shqipëria t’i ketë shumë shpejt pjesë të kontingjentit të saj për të ardhmen.
Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, referuar indicios së ardhur, ka kryer kontroll zyrtar…
Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama, është përplasur me banorë të Durrësit pas takimit për projektin TID. Teksa Rama po…
Këtë të shtunë, qytetarët e Durrësit, po zhvilluan një takim me zyrtarët e bashkisë dhe kryeministrin Edi Rama, për të…
Një raport autopsie ka hedhur dritë mbi rrethanat e vdekjes së 32-vjeçares Helen Massiell Garay Sanchez, e cila u gjet…
Këtë të shtunë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon këtë të enjte një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar vetëm 25-vjeç, është vrarë me armë zjarri.…