Atletico Madrid do të tentojë të përmbysë humbjen 1-0 ndaj Interit në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tave në Ligën e Kampionëve, dhe në Metropolitano të sigurojë biletën për në çerekfinale.
Kryeqytetasit spanjoll u mposhtën javë më parë nga Interi në Itali me rezultat minimal 1-0 falë një goli nga Marko Arnautovic në pjesën e dytë.
Në konferencën për shtyp, trajneri i spanjollëve Diego Simeone, u shpreh se është momenti për t’u hakmarrë.
“Tani nuk është koha për t’u marrë me fjalë, na duhen veprat. Kam besim absolut te lojtarët e mi, jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje të madhe”.
“Inter është për momentin një nga skuadrat më të mira, por është koha për hakmarrje”, tha Simeone.
Tutje trajneri argjentinas zbuloi se Antoine Griezmann është rikuperuar dhe do të jetë normalisht në fushë.
“Duhet shumë përqendrim. Na kënaq rikthimi i Griezmann pasi na shton opsionet në sulm, nuk ka rëndësi rezultati i ndeshjes së parë, por rëndësi kanë vetëm 90 minutat e së mërkurës”, u shpreh Simeone.
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për…
Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se mandati i tyre politik do të jetë në opozitë të…
Në Japoni nuk mjafton të kesh para për të blerë një makinë, por duhet të vërtetosh edhe se ke një…
Klubi i njohur gjerman FC Bayern Munich ka tërhequr vëmendjen e fansave në rrjetet sociale pasi ka publikuar një fotografi…
Novak Djokoviç i ka regjistruar fëmijët e tij në një shkollë private greke, ndërsa familja e tij po shkon drejt…
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…