Skuadra e Drenicës ka zyrtarizuar ardhjen e Jeton Mehmetit si trajnerin e ri kryesor, i cili do të udhëheqë ekipin në garat e sezonit 2026/27.
None found
Sipas njoftimit të klubit skenderajas, përgjegjësia për përmbushjen e synimeve të klubit gjatë edicionit të ardhshëm do të jetë mbi supet e Mehmetit.
Po ashtu, stafi teknik do të përforcohet me praninë e Lulzim Dërgutit, i emëruar në detyrën e ndihmëstrajnerit. Me origjinë nga Skenderaj, Dërguti pritet të kontribuojë me eksperiencën dhe vendosmërinë e tij në funksion të progresit të skuadrës.
Nëpërmjet një deklarate për median, Drenica i ka dëshiruar mirëseardhje dhe suksese dyshes së re, duke theksuar bindjen se përkushtimi, disiplina në punë dhe bashkëpunimi do ta çojnë ekipin drejt rezultateve të dëshiruara.
“Ju urojmë mirëseardhje në familjen kuqezi dhe shumë suksese! Të bashkuar për nder të ngjyrave tona kuq e zi,” shprehej mesazhi i klubit.
Me konfirmimin e udhëheqjes së re teknike, Drenica i hap rrugë fazës përgatitore për sezonin 2026/27, me qëllim ngritjen e një formacioni garues dhe finalizimin e objektivave të përcaktuara nga organet drejtuese.
Teksa në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me një grup të rinjsh në…
Në Maqedoninë e Veriut kemi rënie të numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë autobusin. Në tremujorin e tretë të këtij…
Ilir Daja, ekipi i Dinamos dhe Adrian BardhiSituata te Dinamo ka marrë trajtën e një “ekuacioni me shumë të panjohura”…
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në lagjen Velania të Prishtinës,…
Francisco Moura shënoi një autogol të çuditshëm në një ndeshje të Kupës së Portugalisë kundër Paredes të nivelit të tretë,…
Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhave sipas të ardhurave,…