Jeta intime e Cristiano Ronaldos dhe fëmijëve të tij ka një histori të gjerë, ndonëse shumë detaje nuk janë zbuluar për sigurinë e pasardhësve të lojtarit të Manchester United.
Cilët janë fëmijët e Cristiano Ronaldos?
None found
Cristiano Ronaldo ka gjithsej pesë fëmijë, pasi këtë të hënë më 18 prill ka lindur edhe një vajzë për familjen. Megjithatë, kjo lindje u shoqërua me një lajm të hidhur, pasi vëllai binjak i të porsalindurës, nuk pati mundësi të jetonte, pas një lindjeje të komplikuar që pësoi partnerja e CR7, Georgina Rodriguez.
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndjejë një prind”, ka bërë të ditur përmes një deklarate në rrjetet sociale, Cristiano Ronaldo.
Nga ana tjetër, fëmijët e tjerë të yllit portugez janë Cristiano Jr, Eva, Mateo dhe Alana.
Cristiano Jr është më i madhi prej tyre, 12 vjeç dhe madje është pjesë e ekipit të të rinjve të Manchester United, ku tashmë ka shënuar gola dhe ka festuar në stilin e babait të tij.
Ai ka lindur më 4 korrik 2010, në shtetin e Kalifornisë. Identiteti i nënës është konfidencial, pasi portugezi ra dakord me të që të mbante gjithçka konfidenciale, përveç që nën kujdestarinë e saj do të ishte edhe Cristiano Jr.
Pas lindjes së fëmijës së parë të Ronaldos, në vitin 2017 u bë sërish e ditur se ai u bë sërish baba me të njëjtin proces fekondimi artificial dhe kësaj radhe lindën binjakët Eva dhe Mateo. Identiteti i nënës nuk u zbulua dhe ata u lanë nën kujdesin e golashënuesit të Real Madridit.
Gjatë të njëjtit vit dhe ndërsa ai kishte qenë në një lidhje me Georgina Rodríguez për më shumë se një vit, Cristiano Ronaldo zyrtarizoi bashkimin e tij me spanjollën kur ai njoftoi se ajo ishte shtatzënë. Në nëntor të po atij viti 2017, Alana lindi dhe portugezi e njoftoi këtë me një selfie me Cristiano Jr dhe Georgina pas lindjes./ h.ll/albeu.com
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…