sport

“Jemi të gatshëm për të fituar”, Lewandowski paralajmëron Real Madridin para “El Clasicos”

Barcelona synon të këndellet nga eliminimi nga Liga e Kampionëve në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur rivalët e përjetshëm, Real Madridin, në “El Clasicon” e fundit të sezonit.

Derbi mes tyre do të zhvillohet nesër në “Santiago Bernabeu” dhe kjo ndeshje mund t’i japë fund garës për titull në La Liga, transmeton Gazeta Express.

Robert Lewandowski beson se ata mund ta ngushtojnë diferencën e pikëve ndaj Real Madridit.

“El Clasico është gjithmonë një lojë e veçantë, jo vetëm për ne, por për të gjithë njerëzit në botë. Për të gjithë ata që presin këtë lojë, shpresoj që të tregojmë futboll për tifozët nëpër botë dhe ne jemi gati ta fitojmë këtë lojë”, tha ai për “La Liga World”.

Sulmuesi polak beson gjithashtu se Barcelona – e cila është e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit të ligës – po shkon në drejtimin e duhur, pas një lëkundjeje masive në mes të sezonit.

“Nga njëra anë ne respektojmë vendimin e tij [Xavi] dhe tani jemi të fokusuar vetëm për këtë sezon sepse e dimë se është shumë i rëndësishëm. Ne kemi rregulluar disa probleme dhe sfida që kemi pasur dhe mënyra tani është shumë, shumë e mirë dhe ne jemi ende duke luftuar, ende duke u përpjekur të fitojmë çdo ndeshje dhe ne përpiqemi ta bëjmë këtë deri në fund të sezonit”, tha Lewandowski.

35-vjeçari foli gjithashtu për “armët e reja” të Barcelonës, të cilët kanë qenë të shkëlqyer deri më tani. Për më tepër, ai zbuloi se pret të luajë përkrah tyre edhe për dy vitet e ardhshme.

“Më ndihmon shumë të flas me lojtarët më të rinj, me Lamine, Fermin Lopez, Hector (Fort) gjithashtu dhe Pau (Cubarsi), ata janë të gjithë të mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur dhe ndihem shumë mirë dhe gjithashtu në rrugën që po shkojmë tani mendoj se kemi gjetur rrugën tonë.

Fizikisht ndihem shumë mirë, që do të thotë se mund të luaj në një nivel të lartë dhe jam i sigurt se për dy vite do të krahasohem me lojtarët e tjerë”, deklaroi Lewandowski.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago