sport

Javë e ndërlikuar për Cristiano Ronaldo, ai do të thirret në gjykatë

Cristiano Ronaldo do të zbulojë këtë javë nëse përpjekjet e tij për të ndaluar publikimin e dosjeve të policisë për një sulm seksual të supozuar kanë qenë të suksesshme.

Ylli i Manchester United ka mohuar gjithmonë akuzat se ka përdhunuar Kathryn Mayorga në një dhomë hoteli në qershor 2009.

Por një gazetë amerikane po përpiqet të fitojë akses në dokumentet e mbajtura nga policia në Las Vegas.

Ekipi ligjor i Ronaldos pretendon se shumë nga informacionet janë marrë në mënyrë të paligjshme nga faqja e internetit ‘Football Leaks’.

Ata këmbëngulin se kjo është një shkelje e privilegjit avokat-klient.

Dhe të martën gjyqtarja Jennifer A Dorsey do të dëgjojë argumentet nga të dyja palët.

Avokatët e zonjës Mayorga nuk e kundërshtojnë faktin që informacioni i hakuar nuk duhet të përdoret, nëse gjykata vendos se shkel të drejtat e Ronaldos.

Por ata janë të bindur se ‘New York Times’ duhet t’i lejohet aksesi në pjesën e mbetur të mbi 400 dokumenteve.

Një seancë tjetër dëgjimore do të caktohet më vonë për të vendosur mbi përpjekjet e Ronaldos për të mbajtur të gjitha dosjet e policisë jashtë domenit publik.

Katër muaj më parë, një gjykatës amerikan rekomandoi që përpjekja e zonjës Mayorga për të paditur Ronaldon për 56 milionë paund duhet të hidhet poshtë për shkak të mbështetjes në dokumentet e ‘Football Leaks’.

Ajo pranoi një pagesë prej 276,260 £ nga Ronaldo menjëherë pas sulmit të supozuar në hotelin Palms Place./ h.ll/albeu.com

të fundit

Edi Rama firmos shkarkimin e Erion Veliajt, zv.ministrat që u larguan dhe të rinjtë që u bënë pjesë e kabinetit, çfarë miratoi sot Këshilli i Ministrave

Mesditën e kësaj të enjte Këshilli i Ministrave mbajti mbledhjen e parë për këtë mandat të ri qeveritar. Gjatë mbledhjes…

13 minutes ago

Ditëlindja e Will Smith: Historia e një ikone kulturore

Willard Carroll Smith Jr., i njohur për të gjithë si Will Smith, nuk është thjesht një aktor hollivudian, ai është…

33 minutes ago

Zelensky konfirmon dorëheqjen nëse arrihet një armëpushim

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se do të japë dorëheqjen pas përfundimit të luftës, duke shtuar se nuk ka ndërmend të…

49 minutes ago

Kelly tregon për përmirësimet pas paralizës faciale: Jam në rikuperim

Ish-banori i “Big Brother Albania” dhe këngëtari i njohur, Kelly, ka ndarë një lajm që ka gëzuar fansat e tij…

1 hour ago

Reshje shiu, dhe ulje temperaturash? Ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira…

1 hour ago

Sllovenia i ndalon Benjamin Netanyahut hyrjen në territorin e saj

Sllovenia i ka ndaluar kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu. Ky veprim erdhi pas një ndalimi ndaj dy ministrave të ekstremit…

1 hour ago