Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani prej muajsh ka zbuluar se është i dashuruar dhe në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare.
Shpesh ai ka ndarë foto në rrjetet sociale me të dashurën e tij, por gjithmonë kujdesej të mos i tregonte imazhin, duke e mbajtur më private identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.
Në një postim në Insta, futbollisti ka publikuar një foto krah vajzës që dashuron, duke zbuluar dhe imazhin e bukuroshes shqiptare.
Asani shfaqet i kapur për dore me të dashurën e tij në një foto të shkrepur në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Më herët Ylli i kombëtares ka deklaruar se nusen e do shqiptare dhe se dëshiron të krijojë një familje të madhe.
“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Ndoshta do martohem, dua një familje të madhe. Vajza pothuajse është gati për martesë. Kemi disa të tjera akoma, duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak, të shohim” – tha Jasir Asani.
“Magjistari” i Kombëtares shqiptare kishte rol të rëndësishëm në kualifikueset e Euro 2024. Shënimi i 3 golave dhe asistimi i 3 të tjerëve nga ana e tij, bënë që shqiptarët të kenë mundësinë të shijojnë finalet e Kampionatit Europian.
Kujtojmë se Shqipëria është në grup me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Përballë këtyre kombeve pritet mbështetje e madhe nga tifozët kuqezi në Gjermani. /newsport.al/
Elona dhe Sokoli janë një çift i ri 24 dhe 26-vjeç, që kanë vendosur të fillojnë jetesën së bashku. Paga…
Mbrëmjen e djeshme “Big Brother Vip”, ishte i mbushur me emocione dhe gjithashtu debate të forta. I eleminuari i mbrëmjes…
Sot, 1 shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë…
Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
Shefja e re e misionit diplomatik amerikan në Venezuelë, Laura Dogu, mbërriti në Karakas, një hap ky në rifillimin e…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot ndiheni të gatshëm për të komunikuar më qartë…