sport

Jasir Asani fiton zemrat në Iran/ Lojtari i Shqipërisë i jep fitoren në ligë ekipit të tij, Esteglal

Jasir Asani, do të përpiqet ta rifitojë vendin në kombëtare, e ndoshta do t’ia dalë. Të paktën e ka treguar veten se cili është në Ligën Profesioniste të Iranit, duke u cilësuar si më i miri i skuadrës, dhe njëri nga më të mirët e kampionatit.

Ylli kuqezi ishte më i rëndësishmi, dhe vendimtar, në fitoren që Esteglal arriti në kampionat ndaj rivalit Mes Rafsanxhan në javën e shtatë.

Të lidhura

None found

Asani e vendosi shpejt fatin e ndeshjes, duke shënuar një gol të shkëlqyer personal që në 12’. Ishte stili i tij të zakonshëm, veçse zgjodhi shtyllën e parë, jo të dytë, besohet për të gabuar portierin.

Mediat iraniane patën lavdërime të mëdha për shqiptarin. Njëra prej tyre shkruante se Esteglal u duk sikur kishte dy Jasir Asanë kundër Mes Rafsanxhanit.

Sepse 30-vjeçari, sipas mediave në Teheran, ishte i shkëlqyer në sulm dhe në mbrojtje. Asani për gazetat e kryeqytetit kreu shumë mirë detyrat mbropjtëse në mesfushë, madje u tërhoq edhe më prapa në prapavijë.

Futbollisti I Shqipërisë ka 3 gola e një asist në 6 ndeshje në Ligën Profesioniste të Iranit, ku nuk është gjithmonë titullar, veçse ka luajtur 82 për qind të minutave.

të fundit

Trump rihap çështjen e Falklandeve: SHBA po shqyrton qëndrimin ndaj ishujve të pretenduar nga Argjentina

Donald Trump deklaroi se administrata e tij po rishikon qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për Ishujt Falkland, një territor ky…

3 minutes ago

Mojtaba Khamenei: SHBA-ja dhe Izraeli janë armiq të të gjithë myslimanëve

Mojtaba Khamenei, ka ashpërsuar gjuhën ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke i cilësuar ato si “armiq të të gjithë…

4 minutes ago

Moska paralajmëron shtetet baltike për pasoja “shkatërruese” ndaj veprimeve armiqësore

Rusia ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj vendeve baltike, duke kërcënuar me një përgjigje “vendimtare” dhe “shkatërruese” ndaj asaj…

4 minutes ago

Singapori ofron 55 mijë dollarë për fëmijë deri në 17 vjeç për të frenuar plakjen e popullsisë

Singapori do të ofroi një ndihmë financiare prej rreth 70 mijë dollarësh singaporianë, (55,048 dollarë amerikanë) për çdo fëmijë deri…

5 minutes ago

Barcelona riformulon kontratën e Gabriel Jesus pas marrëveshjes me Arsenalin

Barcelona po hedh hapa të vendosur drejt transferimit të Gabriel Jesus. Pas arritjes së marrëveshjes me Arsenalin për transferimin e…

5 minutes ago

Veliaj Continues to Run Tirana Municipality from Pre-Trial Detention, Lawyers: Documents Will Be Signed in Durrës

Bashkia e Tiranës, ndodhet në një situatë të pazakontë. Kryetari nuk është fizikisht në zyrë, por vazhdon ta mbajë detyrën.…

10 minutes ago