sport

“Janë duke u përmirësuar” – Petr Cech tregon se kur Chelsea mund ta fitoj titullin në Premier Ligë

Chelsea aktualisht është në vendin e 10-të në tabelën e Ligës Premier dhe nuk ka gjasa të fitojnë titullin së paku këtë edicion.

Por legjenda e londinezëve, ish-portieri Petr Cech këmbëngul se Blutë po përmirësohen nën drejtimin e Mauricio Pochettino dhe thotë se sezoni 2025/26 është sezoni më i hershëm që Chelsea mund ta fitojë ligën.

“Nëse flisni për një titull të ligës, ky sezon nuk po shkon ashtu siç dëshironin”, tha ish-portieri për Sky Sports.

“Nëse ata mund të kenë një fund të mirë të fortë të sezonit dhe të ndërtohen për sezonin e ardhshëm, ndoshta ky është sezoni ku Chelsea mund të ngjitet në tabelë, duke sfiduar për katër të parët. Sezoni më pas, është viti i parë realist për Chelsean që sfidon për titull”.

“Marrja në vetvete është një ndryshim i madh. Ju keni një pronar të ri me një vizion të ri, një stil të ri, një mënyrë të re që ata duan të drejtohet klubi. Kjo kërkon një përshtatje, përfshin lojtarët dhe të gjithë që punojnë për klubin. Këto gjëra kërkojnë kohë. Ekipi është ndërtuar në një mënyrë të caktuar, por që kur jam larguar, ka pasur një ribërje të plotë të skuadrës dhe është sfiduese për të gjithë kur keni shumë ndryshime”, tha Cech.

Problemi i Chelseat sipas Cech është se disa nga lojtarët kanë ardhur me pritshmëri të mëdha dhe nuk kanë treguar në fushë atë që pritej nga ta.

“Disa nga lojtarët ndoshta kanë ardhur me pritshmëri të mëdha, me shumë para që janë shpenzuar prej tyre, gjë që krijon edhe më shumë presion. Kur rezultatet nuk janë aty, kjo skuadër është vërtet e re dhe mendoj se ata ndonjëherë e kanë të vështirë t’i përmbushin ato pritshmëri”.

“Duke parë ndeshjet e muajit të fundit, nuk e sheh shtyllën kurrizore apo bërthamën e ekipit. Kjo tregon se ka shumë potencial, por trajnerët nuk kanë gjetur ende formulën e duhur për të gjetur bërthamën”, deklaroi ish-portier çek, Peter Cech. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 15 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te…

6 hours ago

“Me Nuredin Dumanin kishte konflikt personal”, avokati i Altin Ndocit: Kishte marrë kërcënime me jetë, ka prova për këtë

Avoakti i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, Aldo Shkëmbi në…

6 hours ago

Protestat në Iran/ Kush është 26-vjeçari Erfan Soltani, që thuhet se do përballet me ekzekutim

Një i ri i arrestuar në valën aktuale të protestave në Iran është dënuar me vdekje dhe i është thënë…

7 hours ago

Përse Altin Ndoci zgjodhi arratinë? Flet avokati i ‘autorit’ të 4 vrasjeve: Besim tek drejtësia nuk ka

Avokati i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, ka folur për…

7 hours ago

VIDEO/ E paprecedentë, tjetër sherr i futbollistit të Kombëtares me trajnerin për zëvendësimin

Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon…

7 hours ago

A e përmbyti Porto Romanon hapja e rezervuarve të kodrave?! Si u la në mëshirë të fatit sistemi ujor

Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur…

8 hours ago