Ish-futbollisti uellsian James Collins do të luajë për herë të parë në ring, në një nga ndeshjet hyrëse të mbrëmjes që do të organizojë Misfits Boxing më 10 tetor në Copper Box Arena të Londrës.
Collins, 43 vjeç, njihet më së shumti për periudhat e tij te West Ham United dhe Aston Villa, ndërsa hapat e parë si profesionist i bëri te Cardiff City. Ai mblodhi 279 paraqitje në Ligën Premier si një mbrojtës i palodhur, para se të pensionohej në vitin 2019.
None found
Organizata e bëri të ditur lajmin përmes platformës X: “Big Stacks ka gjetur sfiduesin e saj më të madh deri më sot, ish-futbollistin uellsian James ‘Ginge’ Collins. Spektakli i madh në Londër është planifikuar për 10 tetor. Nuk duhet ta humbisni këtë”.
Dueli kryesor i asaj mbrëmjeje do të zhvillohet mes Joey Essex dhe Dapper Laughs. Ndërsa kundërshtari i Collins do të jetë fenomeni i internetit Big Stacks, i cili e cilëson veten si “njeriu më i rrezikshëm në Britani”.
Stacks e mposhti Jordan McCann më herët këtë muaj në një përballje të ngushtë, duke u futur në ring si zëvendësim për Thomas Skinner, ish-pjesëmarrësin e emisionit ‘The Apprentice’, i cili u tërhoq për arsye që ende mbeten të paqarta.
Rrugëtimi i Collins drejt boksit ndjek një valë ish-futbollistësh që kanë provuar ringun. Rio Ferdinand e kishte menduar më parë këtë lëvizje, kurse Leon McKenzie dhe Curtis Woodhouse ndërtuan karriera të reja në këtë sport. Në prill, për shembull, ish-lojtarët Ross McCormack dhe Matt Kilgallon u ndeshën mes tyre dhe sfida u mbyll me nokautin e Kilgallon.
Collins ka veshur fanellën e Uellsit në 51 raste. Ai bënte pjesë në ekipin që arriti gjysmëfinalet e Euro 2016, ku luajti edhe në humbjen ndaj Portugalisë. Në Angli, ai luajti në finalen e Kupës FA me West Ham në vitin 2006 dhe në finalen e Kupës së Ligës me Aston Villa në vitin 2010, por i humbi të dyja.
Pas publikimit të sfidës në rrjete sociale, Collins mori mesazhe mbështetëse nga ish-trajnerë dhe ish-shokë skuadre. Ish-trajneri i tij te West Ham dhe ish-trajneri i Anglisë, Sam Allardyce, e nxiti: “Bëje përpara, Ginge”. Edhe ish-shoku i ekipit Carlton Cole shtoi: “Mezi pres”.
MPB njofton se në bulevardin "Aleksandari i Maqedonisë“ një automjet "Opel Corsa" e drejtuar nga një 23-vjeçar nga Turqia u…
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme të vendit, nëpunës policorë privuan nga liria…
Sezoni i lëvizjeve në prapavijë do t'i sjellë çdo shenje të zodiakut në një periudhë të trazuar. Gjithçka nis më…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot në Shkup se fokusi i Brukselit është zhbllokimi i procesit…
Aktori i njohur francez, Olivier Martinez, ka akuzuar ish-bashkëshorten e tij, aktoren Halle Berry, se ka ushtruar dhunë fizike ndaj…
Pas barazimit pa gola ndaj Izraelit në Debrecen, Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në Prishtinë dhe ka zhvilluar stërvitjen e…