sport

Jam mbi re, Armando Broja në “qiellin e shtatë” pas golit të parë me Burnley, e duartroket edhe trajneri Parker: Ishte i shkëlqyer (VIDEO)

Armando Broja, kishte 810 ditë kishte pa provuar shijen e një goli në Angli, një “përjetësi”, një “letargji” shumë e gjatë që u “thye” më në fund ndaj Bournemouth.

“Bomberi” kuqezi “shpërtheu” në festë, së bashku me të edhe tifozët shqiptar kudo në botë, kjo pasi Broja ka qenë dhe mbetet shpresa e madhe për të na dërguar në Botëror, një lojtar me një potencial të jashtëzakonshëm, por fati i keq dhe dëmtimet e shumta kanë zbehur karrierën e një ylli.

Në këtë takim, Broja ishte projektuar si titullar, por në fund trajneri Paker e hodhi në fushë në minutën e 65-të.

Pas vetëm 2 minutash, Burnley e gjeti vetën në dizavantazh. Atëherë kur gjërat po shkonin drejt fundit, në minutën e 90-të, Broja u shërbye në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë duke realizuar një gol me shumë peshë, jo vetëm për të, por edhe për ekipin, për trajnerin, me këtë të fundit që rrezikonte shkarkimin në rast humbje. Festa ishte e madhe në radhët e Burnley për këtë pikë që i jep pak shpresë për të shpëtuar sezonin.

 

 

Në fund të ndeshjes, e gjithë vëmendja ishte te Broja, me këtë të fundit që nuk e fshehu lumturinë për golin e tij të parë me fanellën e Burnley, duke ia dedikuar tifozëve: “Jam mbi re që shënova golin e parë, vlen sa e gjithë bota për mua.

Shpresoj të ketë qenë e njëjta gjë edhe për ju. E pashë reagimin tuaj dhe do të thotë shumë për mua. Jeni të mrekullueshëm. Kjo pikë do të thotë shumë për ne, por shpresoj të kemi vazhdimësi dhe të shtyjmë përpara, faleminderit”, u shpreh Broja në reagimin e tij.

 

 

I kënaqur për këtë pikë u shfaq edhe trajneri Scott Parker: “Është një pikë e shkëlqyer për ne, e merituam. Jam i kënaqur për zëvendësuesit që hynë në fushë. Ishte një krosim i shkëlqyer nga Marcus dhe një përfundim i shkëlqyer nga Armando. Të dy dhanë një kontribut të madh dhe jam i kënaqur për të dy djemtë, por në përgjithësi jam i kënaqur për grupin”, u shpreh trajneri Scott Parker.

të fundit

Mozzik për protestën në Prishtinë: Ky popull frymon UÇK, sot nuk ka mungesa

Këngëtari Mozzik ka bërë një thirrje të fuqishme për ndjekësit e tij në lidhje me protestën e paralajmëruar për ora…

1 minute ago

Korreshi denoncoi situatën alarmante, reagon Ministria e Shëndetësisë: Spitali i Lushnjës vijon të ofrojë shërbime në kushte të sigurta, pamjet e publikuara…

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka reaguar pas disa pamjeve të publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi,…

8 minutes ago

“Filloni me parakalimin gjeneral”, parada e Forcës së Sigurisë dhe Policisë Kosovës në 18-vjetorin e Pavarësisë

Sot në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, parakaluan trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Qytetarë…

21 minutes ago

Gjendja alarmante në spitalin e Lushnjes, Korreshi denoncon me pamje: Te dera e morgut shkruhet “mos parko”… (VIDEO)

Deputeti i PD Saimir Korreshi, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga gjendja alarmante në Spitalin e Lushnjes. Duke iu…

26 minutes ago

E rëndë në Angli, vritet i riu shqiptar (EMRI)

Një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Lorik Abazi, është goditur me thikë për vdekje, në jug të Londrës. Sipas BBC,…

44 minutes ago

Nisma e PS për ndryshimet ligjore, Berisha: Tejkalim flagrant i Kushtetutës, s’mund të jepet mbrojtje tjetër me ligj

Në konferencën e sotme për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehet se kryeministri Edi Rama, duhet të japë…

47 minutes ago