Chelsea ka pësuar humbje 3-1 nga Flamengo në kuadër të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube.
Skuadra londineze e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kërkuar epërsinë e hershme.
Këtë gjë e arriti qysh në minutën e 13-të, kur Pedro Neto përfitoi nga një gabim dhe shënoi për 1-0.
Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa 45 minutat e dytë ishin katastrofal për Chelsean.
Bruno Henrique i barazoi shifrat në 1-1 nga një asistim i Platas, për të ndezur takimin.
Vetëm tre minuta kaluan dhe Flamengo përmbysi rezultatin, me golin e shënuar nga Danilo, ndërsa Bruno ishte tani në rolin e asistuesit.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq për Chelsea u përkujdes Nicolas Jackson, që në minutën e 68-të, vetëm katër minuta nga inkuadrimi, u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje brutale në kundërshtarin.
Andaj, nga kjo epërsi numerike, skuadra braziliane përfitoi për mrekulli dhe shënoi edhe të tretin, tani përmes Wallace Yan (83’).
Flamengo tani është lider në Grupin D me gjashtë pikë, Chelsea ka tri, ndërsa Esperance Tunis dhe Los Angeles FC janë ende pa pikë.
Chelsea ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Esperance Tunis pas pesë ditësh.
Dashi Dite shume e qete dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të janarit, Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese ndaj…
Grida Duma ka reaguar lidhur me akuzat e drejtuara ndaj saj nga disa figura brenda PD-së, sipas të cilave ajo…
Në Bruksel u mbajt sot samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor ku në përfundim liderët e BE-së dhe të shteteve…
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri…
Një predhë mortaje e ushtrisë izraelite ka goditur një zonë banimi palestineze në qytetin e Gazës, këtë të mërkurë, duke…