Rezultatet e skuadrave në këtë dritare të ndeshjeve ndërkombëtare, kanë sjellë lëvizje të shumta në renditjen e FIFA-s, me skuadrat që kanë ndryshuar pozitat edhe mes 10 të parave të këtij klasifikimi.
Por ajo që ka qëndruar e palëvizur nga pozicioni i saj është Shqipëria, e cila pas barazimit ndaj Çekisë dhe humbjes ndaj Ukrainës ka qëndruar në vendnumëro në këtë klasifikim, ku mban vendin e 65-të. Për fatin e madh të kuqezinjve, pavarësisht lëvizjeve të skuadrave rrotull tyre, pozicioni nuk ka ndryshuar dhe ato mbeten larg grupit të skuadrave më të mira në kontinent e jo vetëm.
None found
Duhet kujtuar se Silvinjo e mori Shqipërinë në vendin e 85-të në janarin e vitit 2023 dhe e ngjiti maksimumi deri në vendin e 59-të në tetor 2023. Vendi më i ulët në drejtimin e trajnerit brazilian është ai i 68 në prillin e vitit 2023. Duhet theksuar se renditja e FIFA-s ishte e rëndësishme për pozicionimin e kombëtareve europiane në vazot e shortit të Botërorit 2024.
Shqipëria duhej të ngjitej në vendin e 24-t mes ekipeve europiane që të shkonte në vazon e dytë të shortit. Por tashmë atë post e siguroi Çekia me fitoren e fundit ndaj Gjeorgjisë dhe ia doli të kalonte në vazon e dytë, teksa kuqezinjtë janë të 29-tit mes europianëve.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…