Categories: sport

Izraeli pritet të ndryshojë pesë lojtarë ndaj Kosovës, Shimon përgatit formacion të ri

Kombëtarja e Izraelit pritet të paraqitet me një formacion të ndryshuar në përballjen me Kosovën, pasi përzgjedhësi Ran Ben Shimon synon të reagojë pas dy humbjeve të para në Ligën e Kombeve.

Të lidhura

None found

Sipas mediumit izraelit “Sport5”, tekniku pritet të bëjë pesë ndryshime në 11-shen që e nisi humbjen 3-0 ndaj Irlandës. Izraeli do të luajë të enjten kundër Kosovës në “Nagyerdei Stadion” të Debrecenit, me objektivin për të siguruar pikët e para në këtë edicion.

Ndërhyrja kryesore pritet të ndodhë në portë. Daniel Peretz parashikohet të pushojë për shkak të rotacionit, ndërsa në vendin e tij pritet të aktivizohet Omri Glazer.

Në stol mund të përfundojnë edhe katër futbollistë të rëndësishëm: Oscar Gloukh, Roy Revivo, Gabi Kanikowski dhe Dor Turgeman. Ndërkohë, Revivo nuk e ka përfunduar stërvitjen e së mërkurës.

Pas disfatës së thellë ndaj Irlandës, Ben Shimon kishte paralajmëruar ndryshime të forta. Raportimet e ditëve të fundit bëjnë me dije se përzgjedhësi kërkon një ekip më agresiv dhe më të qëndrueshëm në mbrojtje, pasi paraqitjet e fundit janë vlerësuar si më të dobëta se pritshmëritë.

“Sport5” ka publikuar edhe formacionin e mundshëm të Izraelit. Në portë pritet të jetë Omri Glazer; në repartin defensiv Anan Halaili, Raz Shlomo, Nikita Stoyanov, Idan Nahmias dhe Liel Abada; në mesfushë Eliel Peretz, Dor Peretz dhe Eitan Azoulay, ndërsa në vijën e sulmit Manor Solomon dhe Tai Baribo.

Ky formacion do të përbënte një ndryshim të madh krahasuar me 11-shen që luajti nga minuta e parë në humbjen 3-0 ndaj Irlandës, ku ishin titullarë Gloukh, Kanikowski, Revivo dhe Turgeman.

Izraeli vjen në këtë ndeshje pas dy humbjeve në Ligën e Kombeve: 3-1 ndaj Austrisë dhe 3-0 kundër Irlandës. Për këtë arsye, takimi me Kosovën shihet si mundësia e parë për të reaguar dhe për të regjistruar pikët e para në këtë fushatë.

Formacioni i mundshëm i Izraelit: Omri Glazer; Anan Halaili, Raz Shlomo, Nikita Stoyanov, Idan Nahmias, Liel Abada; Eliel Peretz, Dor Peretz, Eitan Azoulay; Manor Solomon, Tai Baribo.

të fundit

Elvis Pupa dhe Grida Duma shkëmbejnë batuta për jetën jashtë vendit, humorin dhe besimin

​I ftuar në edicionin e fundit të Grida Duma Podcast, aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka sjellë një…

13 minutes ago

Baloku komenton arrestimin e ish-ministrit Haraqija dhe rikthen në vëmendje një deklaratë të tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit të Kulturës, Haraqija. Në një postim, Baloku ka…

15 minutes ago

Tirana pa kandidat të përbashkët të opozitës: Alimehmeti propozon votim në shesh, Qori kandidon, Hasimja kërkon kritere

Ilir Alimehmeti e ka bekimin e Sali Berishës për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. [...]Read More...

16 minutes ago

Një emocion që s’përshkruhet”, Feta Fetai në kulmin e gëzimit pas debutimit me Kombëtaren

Feta FetaiFeta Fetai mund të konsiderohet më i lumturi në këto momente, për shkak të debutimin në ndeshjen e fundit…

16 minutes ago

Tensione para Kryeministrisë, policia shtyn dhe shoqëron aktivistë gjatë protestës

Përplasjet mes aktivistëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit janë rikthyer mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, ku tensionet kanë nisur…

16 minutes ago

Shqipëria U-21 përfundon përgatitjet për miqësoren me Spanjën, hyrja në “Air Albania” falas

Kombëtarja U-21 në stërvitjeKombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Spanjës U-21, që do të luhet nesër,…

16 minutes ago