sport

Izraeli nuk po gjen qetësi para ndeshjes me “kuqezinjtë”, kërkohet përjashtimi i një tjetër lojtari për këtë arsye

Skandalet nuk ndalet te kombëtarja e Izraelit. Kur jemi vetëm 2 ditë nga sfida mes Izraelit dhe Shqipërisë, kundërshtari i kuqezinjve4 nuk po gjen rehat.

Pas skandalit të zbuluar nga vetë trajneri i izraelitëve mbi sulmuesin Zahavi, me këtë të fundit që nuk pranoi të luante ndaj skuadrës tonë, pasi kishte kërkesa specifike, tashmë një tjetër lojtarë ka përfunduar në qendër të mediave në Izrael.

Të lidhura

None found

Izraeli ka vendosur të rikthejë yllin e kampionatit vendës, Omar Atzili, për ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Emri i këtij futbollisti është shumë i përfolur në Izrael, pasi në vitin 2020 ai u përjashtua nga kombëtarja sepse dyshohej se ishte i përfshirë në një skandal seksual me disa të mitura.

Lojtari që tashmë luan për Makabi Haifën, ishte nën hetim, pasi bashkë me futbollistin Dor Miça, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dy 15-vjeçare. Asokohe u falën nga prokuroria, sepse sipas tyre u vërtetua se nuk kishin dijeni që vajzat ishin minorene.

Por në disa mesazhe që ka zbuluar dhe publikuar pak kohë më parë “Haaretz”, del që të dy lojtarët e dinin që ato ishin minorene.

Ndërkohë, duke u nisur nga ky fakt, Shoqata e Grave dhe Shoqata e viktimave të përdhunimit dhe dhunës seksuale, kanë dërguar një peticion e kanë kërkuar përjashtimin nga kombëtarja të Omar Atzilit, duke krijuar një rrëmujë të madhe në këtë shtet. Madje, u kanë bërë thirrje edhe sponsorëve të bojkotojnë Izraelin.

Ndërkohë që Atzili vlerësohet si lojtari më i mirë në kampionatin izraelit, nga ana tjetër presidenti i Federatës Izraelite, Oren Hason, është shprehur se nuk shikon ndonjë arsye përse të lërë jashtë kombëtares një lojtar si Atzili.

“Kontrollova në prokurori dhe nuk kishte asgjë kundër tij. Ai është lojtari më i mirë në ligën izraelite. Çfarë shpjegimi profesional ka për mosthirrjen e tij”, thotë Hason.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

4 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

4 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

4 hours ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

4 hours ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

4 hours ago