Një tifoz ka zbuluar atë që Ivan Toney ka bërë para se të shënonte në duelin ndaj Nottingham Forest dhe kjo ka bërë që tifozët të flasin pas ndeshjes.
Kjo ishte ndeshja e parë e 27-vjeçarit, që prej suspendimit të tij prej tetë muajsh nga Federata Angleze e Futbollit, për thyerje të rregullave për bastvënie.
Në një distancë afër 20 metra, Toney ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje të dënimit, e cila përfundoi në cepin e djathtë të portierit Matt Turner.
Por, një tifoz ka parë momentin para se 27-vjeçari të ekzekutonte gjuajtjen e lirë dhe ai veprim i tij ka gjeneruar mjaft diskutim në rrjetet sociale.
Teksa ishte duke e parë pozicionimin e murit të mbrojtjes nga kundërshtari, Toney shfrytëzoi mundësinë të lëvizte topin në të djathtën e tij, në mënryë që t’i krijohej një pamje më e mirë e golit.
Toney më pas e largoi shenjën e bërë me sprej nga gjyqtari, për të fshehur pozicionin e ri të topit, para se të bëhej gati të gjuante.
Pamjet tregojnë se ai e bëri këtë ani pse gjyqtari ishte shumë afër, por ai ishte e qartë se nuk vërejti ndonjë gjë të parregullt, teksa nuk kishte as protesta nga lojtarët kundërshtar./Telegrafi/
Klubi i Torinos nuk ka ndër mend që të mbajë Kristjan Asllanin si pjesë të tij, por në mënyrë të…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Ditën e sotme, marrëdhëniet tuaja sentimentale mund të përjetojnë një rikthim…
Benfika e Zhoze Murinjos ka bërë sot mrekullinë përballë Real Madrid me një fitore 4-2 e cila ka ardhur në…
Barcelona ka siguruar një fitore të rëndësishme përballë Kopenhagës me përmbysje në pjesën e dytë, për të siguruar një biletë…
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragçi, paralajmëroi sot se forcat e armatosura iraniane janë në gatishmëri të plotë për…
Interi mposhti me rezultatin 0-2, Borusian e Dortmundit në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani, por pavarësisht triumfit, zikaltrit e Kristian…