Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka nisur nga puna për Euro 2024, event që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani. Të kaltrit do të tentojnë të mbrojnë titullin e fituar para tre vitesh në Angli, teksa rrugëtimin e tyre do ta nisin përballë Shqipërisë pjesë e Grupit B, ku bën pjesë edhe Spanja me Kroacinë. Në një prononcim të fundit, trajneri Spalletti e bën të qartë objektivin e axurrëve në këtë kompeticion ndërsa shtoi se të besuarit e tij nuk do të tolerojnë asnjë centimetër në fushë.
“Jemi fituesit në fuqi të Europianit dhe duhet që ta respektojmë këtë status. Kemi përgjegjësinë për të bërë maksimumin në çdo sfidë. Disa prej futbollistëve e kanë fituar këtë trofe dhe iu duhet ndjesinë e triumfit t’ia përçojnë edhe atyre që nuk e kanë fituar. Në këto kompeticione, mentaliteti është shumë i rëndësishëm.
Italia duhet të mësohet që të luajë Europianë dhe Botërorë me vazhdimësi e të mos mungojë sërish në kompeticione të rëndësishme. Duhet të synojmë gjithnjë maksimumin, nuk duhet të relaksohemi kurrë. Italia në fushë nuk duhet të tolerojë asnjë centimetër, do të japim gjithçka për Europianin”, u shpreh Spalletti. /abcnews.al
Shefja e re e misionit diplomatik amerikan në Venezuelë, Laura Dogu, mbërriti në Karakas, një hap ky në rifillimin e…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot ndiheni të gatshëm për të komunikuar më qartë…
Kryebashkiaku Erion Veliaj, pritet të paraqitet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, ku do të shqyrtohet kërkesa e…
Bodrumspor u përball sot me Serikspor, më një sfidë e cila u mbyll me rezultatin 3-0, në favor të skuadrës…
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer tha që Andrew Mountbatten-Windsor duhet të dëshmojë para Kongresit të SHBA-së në lidhje…
Banori i Big Brother Vip Kosova Limi ka lënë mbrëmjen e sotme shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Ai ua…