sport

Italia rrezikon Europianin, presidenti Çeferin lëshon alarmin: UEFA pret që…

Aleksandër Çeferin, ka folur së fundmi për “La Gazzetta dello Sport”, duke treguar se ekziston rreziku që Italia të humbasë organizimin e Europianit 2032.

Shkak është bërë mundësia e largimit të Xhovani Malagos, që është president i Federatës Italiane të Futbollit.

Të lidhura

None found

Presidenti i UEFA-s ka paralajmëruar, teksa Italia është organizatore bashkë me Turqinë. Çeferin konfirmoi si qëndron situata, teksa vendimi drastik mund të pasojë nëse Malago largohet.

“Pa hyrë në interpretime juridike, dua të kujtoj se nuk është hera e parë që ngrihet çështja e ndërhyrjeve të jashtme në aktivitetin e Federatës së Futbollit. FIFA dhe UEFA kanë insistuar gjithmonë qartë për autonominë e federatave. Shpresoj që organet kompetente të marrin sa më shpejt një vendim në përputhje me rregullat e sistemit sportiv. Përkeqësimi i krizës institucionale nuk i bën mirë askujt.

Ne nuk synojmë të paragjykojmë vendimet e institucioneve, por pavarësia e federatave dhe respektimi i vullnetit të anëtarëve të tyre janë parime themelore të statuteve të UEFA-s dhe FIFA-s dhe presim që ato të respektohen. Besojmë se institucionet sportive italiane do të dinë të gjejnë një zgjidhje në përputhje me këto parime, në interes të futbollit italian dhe ndërkombëtar.

Largimi nga Europiani? Nuk kam ndërmend të komentoj skenarë hipotetikë. Ende nuk është marrë asnjë vendim. Them vetëm se, si bashkëorganizatore, Italia ka një përgjegjësi të veçantë. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme të ruhet pavarësia e institucioneve sportive. Çdo formë ndërhyrjeje politike mund të minojë besimin e UEFA-s dhe të partnerëve të tjerë, gjë që nuk do të ishte në interesin as të futbollit italian dhe as të turneut.

Poltika italiane krijon probleme? Nuk do të thoja se Italia i krijon probleme UEFA-s, përkundrazi. Italia është një nga shtyllat e futbollit europian për nga historia, tradita dhe pasioni, ndërsa me FIGC-në dhe të gjithë botën sportive italiane kemi një dialog të vazhdueshëm dhe konstruktiv”, u shpreh Çeferin.

të fundit

Austria mbyll pjesën e parë me avantazh 2-0 ndaj Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është në disavantazh nga Austria pas 45 minutave lojë.“Dardanët” janë dominuar nga austriakët në këtë pjesë, por…

1 minute ago

Mirlind Daku pas fitores ndaj Bjellorusisë: E nisëm kapitullin në mënyrën më të mirë, të bashkuar drejt objektivit

Mirlind Daku Kombëtarja shqiptari mori tri pikët e para në “Air Albania”, pasi mposhti 2-0 Bjellorusinë, sfidë e vlefshme për…

8 minutes ago

Si një kashalot fundosi Essex-in: teoria e vjetër që lidhet me tragjedinë detare dhe “Moby Dick

Mëngjesin e 20 nëntorit 1820, anija e gjuetisë së balenave Essex u përball me një sulm të pazakontë që do…

9 minutes ago

Aksident tragjik në Cërrik/ U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari

Një 21-vjeçar, ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në lagjen nr. 3 të Cërrikut. Sipas të dhënave…

12 minutes ago

Vigenin accuses Mickoski of blocking constitutional amendments and failing to respect the 2022 agreement

Eurodeputeti bullgar Kristian Vigenin ka kritikuar ashpër kryeministrin Hristijan Mickoski për bllokimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ngecjen e procesit të…

13 minutes ago

North Macedonia plans to secure €1.3 billion in loans on international markets during 2027

Pas vendimit të Qeverisë, Ministria e Financave ka filluar procedurat për huamarrjen e re në vlerë prej 1,3 miliardë eurosh.…

13 minutes ago