sport

“Italia është favorit”, Kristjan Asllani: Ndeshje e veçantë, Shqipëria ka nisur një cikël të ri

Shqipëria do u jap fund përgatitjeve ditën e sotme për ndeshjen e parë ndaj Italisë. Kuqezinjtë po përgatiten për ta nisur me “këmbën” e mbarë Euro 2024.

Nesër në orën 21:00 në ‘Signal Iduna Park” në fushën e lojës do të zbresin Italia dhe Shqipëria.

Një duel jaft i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për rrugatimin e ekipit tonë.

Kjo përballje do të mbahet mend gjatë nga shumë futbollistë, të cilët do të vihen përballë ‘axurrëve”, ndërsa prej vitesh tashmë luajnë në Serir e A.

Një prej tyre është Kristjan Asllani. Mesfushori i kombëtares që luan me Interin ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”.

Talenti kuqezi ka theksuar se i vjen shumë keq që Shqipëria ndodhet në një grup të vështirë, por ne ekip kemi shumë besim për të bërë diçka madhështore në Gjermani.

“Do të ishte një gënjeshtër po të them se kjo ndaj Italisë është një ndeshje si gjithë të tjerat. Luaj kundër shumë shokëve të skuadrës te Inter. Më vjen keq se kemi një grup shumë të vështirë, por Shqipëria kërkon të nisë një cikël për të provuar më pas edhe kualifikimin për në Botëror. Kemi një miks të bukur mes lojtarëve të rinj dhe atyre më të vjetër.

Trajneri Sylvinho ka sjellë shumë besim në skuadër, entuziazëm dhe dëshirë për t’u rritur. Me atë ka ndryshuar grupi dhe erdhën rezultatet. Unë nuk e di nëse Italia duhet të shqetësohet për këtë fakt, por di që do të japim maksimumin në fushë për tifozët e shumtë që do të jenë të pranishëm. Shqipëria është kompakte dhe me shumë dëshirë.

Nga ana tjetër, Italia më duket e fortë dhe mund të bëjnë shumë mirë. Për mua është pretendente edhe për shkak se ka një bllok lojtarësh me shumë kualitet që vijnë nga Inter.

Modeli im? Edhe Brozovic ishte një frymëzim p ër mua. Të shihja atë dhe Calhanoglu në stërvitje ishte një gjërat më të bukura që mund të më ndodhte”, u shpreh Asllani

të fundit

“Lidhën studentin te hekurat!”/Lala përplaset ashpër me Hilën për dhunën policore ndaj protestuesve

Analisti Dritan Hila debatoi ashpër me gazetaren Klodiana Lala në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus për sjelljen…

2 minutes ago

“Dialogu është utopi, Rama po përgatitet për më shumë represion”/ Bushati: Nuk e mban dot diktatori karrigen ndryshe

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se ftesa e Ramës ndaj studentëve për…

10 minutes ago

Një muaj pas propozimit Laurent Krasniqi humbi jetën, partnerja e tij reagon për herë të parë: Kom me të dashtë deri në frymën time të fundit

Laurent Krasniqi humbi jetën më 2 shtator, në një aksident tragjik që tronditi familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që…

19 minutes ago

Milot Avdyli lider i Celjes në barazimin me RB Salzburgun

Sulmuesi i krahut, që këtë edicion po përdorët si mbrojtës, Milot Avdyli ka zhvilluar një tjetër paraqitje fantastike për Celjen.Avdyli…

23 minutes ago

Beogradi mbushet me mijëra protestues, studentët përballen me Vuçiçin në zgjedhjet e së dielës

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë…

31 minutes ago

Qarri calls for Serbia to be held accountable after UN Security Council meeting

Të martën, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, përfaqësoi Kosovën në mbledhjen e…

34 minutes ago